Zafir Berisha, fitoren e Haskukës e feston në vendlindje - Bota Sot
Zafir Berisha, fitoren e Haskukës e feston në vendlindje

Prizreni

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Zafir Berisha, fitoren e Haskukës e feston në vendlindje

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 21:39
Prizren, festa

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, fitoren e kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka pritur dhe festuar në vendlindjen e tij në fshatin Billushë.

Ai, thotë se banorët e këtij fshati kanë arsye të gëzohen me fitoren e Haskukës.

“I vetmi vendbanim në Prizren, i cili u anashkalu dhe u ndeshku nga Klani “Pronto”, por që nuk u nënshtruar në aspektin politike”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton PrizrenPress.

“I qëndroi besnik përcaktimit për ndryshim dhe kontribuoi për ndryshim duke i dhënë fund hajdutëve dhe kusarëve të parasë publike në Prizren”.

Berisha ka komentuar edhe kërkesën e PDK-së për rinumërim të votave.

“I kuptojmë kusarët që nuk e pranojnë realitetin e ri dhe kërkojnë me gjetë “qime në ve-rinumërim” sepse e dinë se sa i kanë borxh këtij populli dhe e din se çka i pretë në ditët në vijim…”

“ Për hunde kanë me ju dalë cka i kanë bërë Prizrenit “

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test