PDK publikon video ku shihen persona teksa bartin kuti votimi në Prizren

Prizreni

PDK publikon video ku shihen persona teksa bartin kuti votimi në Prizren

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Sipas Blerand Stavilecit, në pamje shihen persona të paautorizuar teksa bartin kuti votimi

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar disa videoxhirime ku shihen disa lëvizje të dyshimta të transportimit të votave nëpër qendra të votimit.

Ata thonë se ka dyshim të bazuar se këto pamje tregojnë që VV’ja ka manipuluar në zgjedhjet lokale në Prizren.

Sipas Blerand Stavilecit, në pamje shihen persona të paautorizuar teksa bartin kuti votimi. PDK thonë se përveç bartjes së votave në mënyrë të dyshimt, në Prizren ka pasur edhe presion, vjedhje votash me trenin bullgar, e po ashtu me gabime në procese të numërimit.

PDK’ja thotë se këto video tregojnë se vendimi i qytetarit është dëmtuar. Duke thënë se kërkesa për rinumërim ishte legjitime, Stavileci ka thënë se do të tregojnë të gjitha detajet e, siç ai e ka quajtur, manipulimit në Prizren.

Ndryshe, VV’ja arriti të dalë e para në Prizren me një diferencë të ngushtë të votave. Madje PDK’ja ishte duke avancuar deri në fund, por rezultati u përmbysh në orët e fundit të ditës, në të cilën kohë PDK’ja po dyshon se pati manipulime më të mëdha.

Image

 

PDK paraqet prova për të cilat pretendon se ka pasur manipulim të votimit në Prizren

 Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur disa pamje për të cilat pretendon se janë prova që ka pasur manipulim të votimit në Komunën e Prizrenit.

Në një konferencë për media, Blerand Stavileci tha se në PDK vazhdojnë të këmbëngulin se ka pasur manipulime në Prizren, ku sipas tij është deformuar vullneti i qytetarëve.

Stavileci thotë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, për ti denoncuar këto raste, dhe se një kërkesë të tillë do ta bëjnë edhe në PZAP.

Ai  ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren se në mënyre abuzive ka manipuluar me votën e qytetarëve, përmes metodës së ashtuquajtur ‘treni bullgar’.

“Edhe në kuadër të këtij fenomeni të ashtuquajtur ‘treni bullgar’ në bazë të këtyre provave që do ti paraqesim kemi të bëjmë  me veprime me bazë të madhe të dyshimit, ku shihen persona që në mënyrë të paligjshme kryejnë veprime të votimit dhe e gjithë kjo e vërteton të gjithë atë që ne po këmbëngulim”, tha Stavileci.

Për fenomenin e ‘Trenit bullgar’ ka folur anëtari i PDK-së në KQZ Betim Gjoshi, I cili tha se nga të dhënat e vëzhguesve dhe komisionarëve të PDK-së në Prizren, janë shtuar faktet se në këtë komunë ka pasur manipulim të procesit zgjedhor.

“Gjatë numërimit të votave me kusht kanë munguar tri fletëvotime ne zarfet e fshehtësisë. Këto vendvotime dhe këto zarfe vijnë nga shumë qendra të Prizrenit, dhe janë të organizuar në dëngje ku shihet saktë se dy nga formularët të cilat mund ti shihni edhe në faqet e KQZ-së që në formularin CB120/04 mungojnë dy fletëvotime  dhe CB120/01 mungon një fletëvotim. Do të thotë që këto janë përdorur për fenomenin  tren bullgar, dikush i ka nxjerr nga vendvotimi dh këto fletëvotime I ka përdorur në mënyrë zingjirore me mijëra herë për të arritur deri të ndryshimi i vullnetit të qytetarëve”, tha Gjoshi.

PDK assesi të pranojë humbjen në Prizren, kërkon rinumërim

PDK vazhdon të kërkojë rinumërim të votave në komunën e Prizrenit, duke thënë se Vetëvendosje ka manipuluar rezultatin zgjedhor.

“Ne do të vazhdojmë me këmbënguljen tonë dhe vendosmërinë tonë për atë që ka ndodhur ditën e diel në Prizren. Ne kemi ofruar shumë fakte me të cilat dëshmohet se është deformuar vullneti i qytetarëve në komunën e Prizrenit. Jemi brenda afateve kohore për t’i proceduar të gjitha rrugët ligjore për ankesa. Njëjtë do të veprojmë edhe sot në PZAP. Ka pasur raste të shumëta të parregullësive, të veprimeve abusive të Vetëvendosjes në komunën e Prizrenit”, ka thënë Stavileci.

“Kemi thënë dhe po përsërisim që ata janë përgatitur si bërthamë e idologjisë së tyre: si shantazhi, sulmi ndaj zyrtarëve shtetërorë. Ata kanë organizuar edhe fenomenin e ashtuquajtur ‘trenin bullgar’. Kemi dyshime dhe fakte ku shihen persona që në mënyrë të paligjshme kryejnë veprime të dyshimta brenda qendrave të votimit. Edhe këmbëngulja e këtij subjekti politik që nuk dëshirojnë të rinumërohen votat, na bën të dyshojnë se kanë frikë nga ky proce”, ka thënë ai.

“PDK e dini se edhe në të kaluarën kur ka pasur tendenca të tilla nga subjkete tjera politike, asnjëherë nuk ia ka pasur frikën këtij procesi. Besojmë se në këto segmente në momentin që janë të dëshmuara, vetëm e rritin legjitimitetin e fituesit”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat