Haskuka i reagon Stavilecit e Gashit: E humbët ‘Jerusalemin’, tash ju ka mbetur veç shpifja

Prizreni

Haskuka i reagon Stavilecit e Gashit: E humbët ‘Jerusalemin’, tash ju ka mbetur veç shpifja

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 14:42
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj PDK-së, lidhur me deklaratat e PDK-së, se në Prizren janë manipuluar votat.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi, të cilët i ka quajtur argatë të PDK-së, po vazhdojnë me shpifje, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se e kanë humbur ‘Jerusalemin’ e tyre dhe u ka mbetur vetëm shpifja, derisa ka publikuar një foto nga festa pas fitores.

Postimi i plotë:

Argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavleci dhe Kujtim Gashi vazhdojnë me shpifjet duke u munduar me e arsyetu humbjen para shefave të tyre.

Shumë pare kanë dhanë me ble vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren po prapë humbën. Kanë përdor të gjitha mekanizmat shtetnore, bile i dënuan aktivistët pa prova vetëm me ndiku në procesin zgjedhor por prapë e humbën "Jerusalemin" e tyre. Tash veq propaganda e shpifja ju ka mbetë.

Të perkujtoj Blerandin e Kujtimin që ata në ditën e zgjedhjeve nuk kanë pas asnjë vërejtje edhepse në cdo vendvotim i kanë pas minimum nga 5 komisioner nga koalicioni PDK dhe nga 4 vëzhgues. Tash si humbës që janë, shpifin e kërcënojnë vëzhgues duke bërë vepra penale.

P.S. Këta në foto duke festuar që ju hekëm prej pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat