Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ende asgjë nuk ka përfunduar në Prizren, duke aluduar në fitoren e Vetëvendosjes në këtë komunë, dhe humbjen e partisë së tij.
”Asgjë s’ka përfunduar në Prizren. 5 mijë vota kanë qenë më shumë përShaqir Totajn. Ne duam që të zbardhet politikisht vullneti i qytetarëve. Ajo që shohim në Prizren është një abuzim agresiv dhe një dhunë e madhe. Kemi disa raste që kemi identifikuar. Besojmë që drejtësia nuk do t’i nënshtrohet shantazhit. Sot e kemi parë një storje shumë të rëndë. Mbi 8 min e gjysmë enden kutitë nëpër korridore . Ka abuzim dhe humbje të fletëvotimeve atje’’, thotë Kadri Veseli në Zona e Debatit.
Tutje ai thotë se nuk do të lejojnë që të ”tjetërsohet legjitimiteti dhe fitorja e Shaqir Totajt”.
Sot PDK publikoi disa pamje, ku akuzojnë Vetëvendosejn për vjedhje votash në Prizren.