Aida Dërguti falënderon në mënyrë të veçantë Zafir Berishën për fitoren në Prizren

Prizreni

Aida Dërguti falënderon në mënyrë të veçantë Zafir Berishën për fitoren në Prizren

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka falënderuar deputetin e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha për fitoren e VV-së në Prizren, duke e vlerësuar, siç shkruan ajo, “angazhimin e sinqertë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fitoren tonë në Prizren”.

“Meqë përfundimisht u konfirmua fitorja e Mytës në Prizren, i kam borxh një falënderim publik deputetit Zafir Berisha për angazhimin e sinqertë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fitoren tonë në Prizren. Shoku Zafë, faleminderit shumë”, ka shkruar Dërguti në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo, po ashtu, ka sqaruar se kontribut në fitoren e Haskukës së VV-së në Prizren kanë edhe aktivistët dhe përkrahësit e VV-së, si dhe elektorati i LDK-së, por thekson se Berishës i kishte premtuar falënderim të veçantë në rast fitoreje.

“Më duhet ta bëj një sqarim për të shmangur çdo keqkuptim. Natyrisht që fitorja do të ishte e pamundur pa angazhimin e aktivistëve e përkrahësve të LVV-së, si dhe elektoratit të LDK-së që në balotazh u përcaktuan për Mytën. Mirëpo, shokut Zafë i pata premtuar se do ta falënderoj në mënyrë të veçantë”, ka shkruar Dërguti.

Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën patën arritur koalicion në Prizren, pas zgjedhjeve të 22 tetorit, kur Zafir Berisha i dha mbështetjen Mytaher Haskukës në balotazhin e 19 nëntorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat