Vetëvendosje ndan pushtetin me LDK-në në Prizren, ja sa drejtori ia jep - Bota Sot
Vetëvendosje ndan pushtetin me LDK-në në Prizren, ja sa drejtori ia jep

Prizreni

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Vetëvendosje ndan pushtetin me LDK-në në Prizren, ja sa drejtori ia jep

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:51
Mytaher Hasakuka

Vetëvendosje ka vendosur të ndajë pushtetin me LDK-në në Prizren. Mytaher Hasakuka do ta ketë për Nënkryetar një zyrtar të partisë së Isa Mustafës. Për LDK-në do të jenë edhe tri drejtori aq sa do t’i ketë edhe Partia e Fatmir Limajt. Kryetari i VV-së në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë se shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja me partitë tjera.

Mediat kanë raportuar se LDK i ka ndihmuar VV-së që ta fitojë qytetin e dytë më të rëndësishëm pas kryeqytetit, Prizrenin. Kjo po i shpërblehet LDK-së me postin e nënkryetarit dhe me tri drejtori të kësaj komune.

Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë për RTK-në se marrëveshjet me partnerët e koalicionit janë drejt përfundimit.

Sipas tij, LDK-ja do të ketë tri drejtori dhe nënkryetarin, Nisma do t`i ketë tri drejtori dhe partitë minoritare mund të kenë nga një drejtori,” por ende po bisedohet me ta”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka caktuar ditën e mbajtjes së seancës ku do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit. Seanca do të mbahet më 15 janar.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test