Haskuka: Komuna e Prizrenit po përballet me padi

Prizreni

Haskuka: Komuna e Prizrenit po përballet me padi

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:38
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se nuk e ka gjetur në gjendje të mirë komunën që filloi ta drejtojë.

Ai ka treguar se nga dy zarfet e para që i ka hapur si kryetar, e para ishte padi ndaj komunës për mosrespektim të kontratës së nënshkruar, ndërsa zarfi tjetër ishte informata që një biznes e kishte dërguar komunën tek përmbaruesi ngase nuk ishte paguar për shërbimet që i kishte kryer.

Me tej Haskuka njofton se janë rreth katër mijë padi nga qytetarë, kompani të ndryshme private apo agjenci kundrejt komunës. Sipas tij, kjo do të thotë që në 16 vjetët e fundit, në çdo ditë pune është ngritur nga një padi nëpër gjykata kundër Komunës së Prizrenit, ndërsa vlera e tyre mund të shkojë mbi 50 milionë euro dhe këto eventualisht do të paguhen prej buxhetit të Komunës së Prizrenit, shumë kjo që është më e lartë sesa buxheti vjetor.

Kryetari Haskuka ka paralajmëruar se ditëve në vijim do t’i publikojnë edhe problemet tjera të shkaktuara nga keqpërdorimet apo keq menaxhimi i qeverisë së kaluar komunale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat