Tahiri pret që sivjet të ketë rezultate nga luftimi i krimit dhe korrupsionit - Bota Sot
Tahiri pret që sivjet të ketë rezultate nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Prizreni

E diel, 27 maj 2018

Tahiri pret që sivjet të ketë rezultate nga luftimi i krimit dhe korrupsionit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:05
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një vizite në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një vizite në Gjykatën Themelore të Prizrenit, siguroi mbështetje të vazhdueshme për këtë gjykatë dhe për të gjitha gjykatat në territorin e Kosovës.

Tahiri tha se e ka përzgjedhur  që ta vizitoi  Gjykatën në Prizren, pasi që në bazë të raporteve dhe statistikave, del se Gjykata  e Prizrenit është gjykata më efikase në republikën e Kosovës.

Ai shtoi se e njoftoi kryetarin e kësaj gjykate për plotësim ndryshimet që janë, duke i bërë në pakon e ligjeve gjyqësorit, sidomos në ligjin për gjykata që prek direkt strukturën e çdo gjykate themelore në republikën e Kosovës.

Sipas tij nga kjo kësaj gjykate  dhe shtatë gjykatave tjera në gjithë Kosovën, do t’i shtohet dhe departamenti për çështje administrative,  që ka qenë deri tani  në Prishtinë.    

Tahiri: Kemi bërë hapa konkretë

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, këto katër muaj kemi bërë hapa konkret dhe hapa mjaftë të mëdhenj. Që besoj se nuk janë bërë për katër vite të fundit,  për gjyqësorin e republikës së Kosovës. Janë plotësuar të gjitha kërkesat e këshillit gjyqësor, që do të thotë do të  kemi rritje të numrit të gjyqtarëve. Rritje të numrit të prokurorëve, do të kemi rritje të numrit të stafit mbështetës. Dhe ajo që është me e rëndësishmja, është rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikës së Kosovës. Ne po tregojmë gatishmërinë për fuqizimin e agjencive ligj zbatuese në Republikën e Kosovës. Sot gjyqtari i Republikës së Kosovës është njeri me dinjitet. Sot gjyqtari i republikës së Kosovës, e ka pagën më të mirë në rajon dhe ndoshta  me gjerë. Padyshim dhe me të drejtë qytetarët presin një angazhim më të madh dhe fundi i vitit 2018 shpresojmë që do të kemi rezultate të prekshme në luftë kundër krimit. Në luftë kundër korrupsionit. Në luftë kundër së keqes dhe çdo dukuri negative e që ndërlidhet direkt me punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Kosovës”, tha ai.

E kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Imer Hoxha tha se kjo vizitë, si qëllim kishte rritjen e bashkëpunimit.

Hoxha: Na premtuan se do të na plotësojnë dëshirat

“Hasem në përkrahje të ministrit në çdo aspekt. Edhe në aspektin infrastrukturës ligjore. Na u premtua se do të na plotësohen të gjitha dëshirat. Por dhe në plotësimin e stafit si me gjyqtar. Si me bashkëpunëtor profesional. Premtimi është se nuk do të] mungoj qasja dhe vullneti i ministrit të drejtësisë. Prioritet në vitin që lamë pas ishin lëndët që lidhen me natyrën korruptive. Këtu gjykata ka qenë shumë efikase. Ne tepër lëndë kemi kryer se sa që kanë ardhur. Diku kemi kryer 36 raste. Kanë mbetur  edhe 16 raste. Ato janë të reja janë krejt në punë“, tha ai.

Ndërkaq kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi tha se do të jetë vit i sundimit të ligjit.

Idrizi: Vit, i sundimit të ligjit

“Ky vit do të jetë vit i sundimit të ligjit. Do të rrisim transparencën, llogaridhënien, efikasitetin dhe performancën e gjyqësorit. Gjykata e Prizrenit është një prej gjykatave më efikase në Republikën e Kosovës. Dhe ky ishte qëllimi që është bërë përzgjedhja e vizitës së parë në këtë gjykatë. Duke e ditur efikasitetin dhe suksesin që ka kjo gjykatë, shpresoj që edhe këtë vit ky efikasitet do të jetë dhe më i madh në raport me vitin paraprak”, tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test