O’Connell njihet me sfidat që po përballet Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Prizreni

O’Connell njihet me sfidat që po përballet Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:38
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell sot vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku në takim me rektorin Ramë Vataj bisedoi për mundësinë e vazhdimit të studimeve në universitetet e Britanisë së Madhe.

Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat duke theksuar se UPZ është universiteti i dytë publik në vend, i cili ka 24 programe studimi në 6 fakultete, ku përfshihen programet në nivelin Bachelor dhe Master.

Vataj vëri në pah se universiteti i ka kushtuar rëndësi bashkëpunimit me universitetet brenda dhe jashtë vendit duke theksuar se aktualisht kemi bashkëpunim me 51 universitete, ndërsa bëri të ditur se projektet TEMPUS nga Bashkimi Evropian që janë implementuar në UPZ: Ngritja e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë, EUREQA - Forcimi i strukturës së sigurimit të cilësisë, Master në Trashëgiminë Kulturore dhe Menaxhimin e Turizmit, Integrimi i Unionit të Studentëve në Unionin e Studentëve të BE, Sistemi financiar, BESTSDI.

“Po ashtu kemi marrë pjesë në projekte të mobilitetit të stafit dhe studentëve, si me Bretagne-Sud University në France, Pedagogical School – Insbruck – Austria, Masaryk University  - Brno, Chach Republic, Anadolu University Turqi dhe Nidge University – Turqi.  Po ashtu në ranglistçn ndërkombëtare kemi shënuar një progres të jashtëzakonshëm duke u ngritur për 6 mijë e 506 vende në krahasim me vitin 2014, ndërsa i dyti publik në vend”, tha Vataj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat