Arrestohen hajnat e Golfave në Prizren

Prizreni

Arrestohen hajnat e Golfave në Prizren

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:21
Foto ilustruese

Policia në Prizren mbrëmë rreth orës 02:30 minuta, përmes telefonit 192, ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Petrit Bytyqi” po ndodh një vjedhje nga një automjet Golf II.

Një patrullë e Njësisë Reaguese ka shkuar në atë lokacion dhe ka marrë informatat e para nga vendi i ngjarjes e më pas ka filluar kërkimi për të dyshuarit.

Pas shpërndarjes së informatave përmes rrugëve operative, rreth orës 02:40 minuta, në rrugën “Adem Jashari” është ndaluar një automjet Golf V me targa 04; me tre të rinj dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur një radio dhe tre akumulatorë të automjeteve.

Gjatë intervistës në prani të avokatëve mbrojtës është bërë e ditur se gjatë natës janë thyer tri automjete: një Golf II; një Reno Clio dhe një Vë Passat. Pas intervistave është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat