Haskuka ankohet se ish-kryetari Muja ia la të prishur kompjuterin e punës

Prizreni

Haskuka ankohet se ish-kryetari Muja ia la të prishur kompjuterin e punës

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:07
Mytaher Haskuka dhe Ramadan Muja

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ankohet se ish-kryetari Ramadan Muja, ia ka lënë të prishur edhe kompjuterin e punës.

“As kompjuteri i punës nuk punon. Nga dita e parë jam duke e përdorë laptopin tim personal”, tregoi Haskuka në seancën e Kuvendit në Prizren.

Ai, tha se Komunën e Prizrenit, e kanë gjetur në gjendje të rëndë.

“Imagjinoni mungon edhe lista e punëtorëve”.

Haskuka ka folur edhe për paditë që janë bërë ndaj Komunës.

Ai, ka ftuar të gjithë që bashkërisht të angazhohen për të përmisuar gjendjen në Prizren.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat