Haskuka i ‘bën horë’ ndotësit e lumenjve e liqeneve

Prizreni

Haskuka i ‘bën horë’ ndotësit e lumenjve e liqeneve

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:54
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar plot mllef ndaj një fotografie ku shihet ndotja masive e Drinit të Bardhë.

Haskuka përmes një statusi në Facebook tha se kjo gjendje reflekton dashurinë e vogël për atdheun.

“Dashuria për Kosovën mund të matet me sjelljet tona. E kjo foto nga liqeni i Vërmicës na tregon se atdhedashuria jonë është vetëm retorikë. Bërdhogu dhe plastika e hedhur në rrjedhën e Drinit të Bardhë akumulohet në Liqenin e Vërmicës duke ilustruar që dashuria ndaj atdheut mbaron tek pragu i shtëpisë”, shkroi Haskuka.

Ai po ashtu bëri të ditur që komuna të cilën e drejton ka filluar punën për pastrimin e deponive ilegale.

“Komuna e Prizrenit nga java e kaluar ka filluar pastrimin e deponive ilegale dhe mbeturinave nëpër rrugë por ato do të mbushen prap nëse vazhdojmë me sjelljet e vjetra.Me e dasht Kosovën do të thotë mos me hudh bërdhog në lumenjë apo nga dritarja e veturës në rrugë”, përfundoi ai.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat