Përleshje në Prizren, Policia arreston tre persona

Prizreni

Përleshje në Prizren, Policia arreston tre persona

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:22
Foto ilustruese

Në Prizren dje janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur janë përleshur fizikisht mes vete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur ndërmjet veti lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat