Prizreni, në listën e 25 qyteteve të National Geographic për t’u vizituar

Prizreni

Prizreni, në listën e 25 qyteteve të National Geographic për t’u vizituar

Më: 27 prill 2018 Në ora: 13:45
Ilustrim

Në një shkrim të Christine Blau që është publikuar në National Geographic, Prizreni radhitet si një ndër destinacionet që duhet të vizitohen nga të pasionuarit për udhëtime.

National Geographic, shkruan se Prizreni është i njohur për arkitekturën e epokës otomane dhe se gjendet në rrënjë të Maleve të Sharrit.

Televizioni i njohur, argumenton se si aristokratët më të njohur të shekullit të 16-të kishin bërë një tur nëpër qytetet evropiane për të vizituar çudirat arkitektonike të kohës, për të parë veprat më të mira artistike me sytë e tyre dhe për të mbledhur suvenirë për t’i dërguar prapa në shtëpitë e vendet dhe shtëpitë e tyre.

E për të parë një arkitekturë mahnitëse, mes 25 qyteteve tjera evropiane, National Geographic sugjeron edhe Prizrenin si destinacion vizite.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat