Në Prizren “kapen” keq avokati dhe kryetari i Gjykatës

Prizreni

Në Prizren “kapen” keq avokati dhe kryetari i Gjykatës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 22 maj 2018 Në ora: 15:35
Foto

“Nëse ty ta ka mbetur me dal në mediume, dhe me fol keq për këtë gjykatë, , atëherë lëshoje Prizrenin më mirë...” Këto ishin fjalët e plota që kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, i kishte drejtuar kundrejt avokatit të kësaj Gjykate, Gent Gjini.

Këto deklarata kishin ardhur pasi që avokat Gent Gjini, ishte deklaruar në një emision televiziv lidhur me ekstradimin e klientit të tij, ku Gjni nuk kishte marrë shkresë ministrore për dërgimin e tij dhe ishte njoftuar krejt në mënyre spontane, jashtë ligjore ku sipas rregullit ka qenë dashur edhe avokati të njoftohet për kohën kur do ta dërgojnë.

E derisa Prokuroi i përfshirë ne këtë rast, Ymer Hoxha ka mohuar akuzat, ishte avokati Gent Gjini i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është ndier i kërcënuar dhe i njollosur nga kërcënimet që i kanë ardhur nga Hoxha.

Gjini ka theksuar se për këtë rast është iniciuar procedurë penale ndaj Ymer Hoxhës në prokurorinë e Prizrenit. Gjini, thotë se si i dëmtuar është paraqitur dhe intervistuar tek prokurori çështjes, ku sipas tij nga faktet dhe provat të cilat i ka do ngre aktakuzë, dhe Hoxha do merr përgjegjësinë e merituar penale.

Image
Gent Gjini

“Personalisht unë si avokat që punoj në qytetin jam ndier shumë i fyer i kërcënuar dhe njollosur, me rastin kur vet kreu i kësaj gjykate kryetari i gjykatës themelore të Prizrenit Ymer Hoxha me ka ftuar mua në zyrë të tij, pa e ditur shkaqet dhe rrethanat e thirrjes. Ardhja ime ka qenë krejtësisht në formë jo ligjore, jo morale ashtu edhe jo etike që ai kërkon llogari dhe sqarime që unë si avokat të i jap përgjigjem atij në formë urdhërore dhe arrogante. E në veçanti fjala, me inkriminuese dhe me prekëse për mua, që më ka lënduar dhe më ka ngjallur pasiguri dhe shqetësim frike tani e tutje” ka thënë Gjini.

“Fjalët ishte kësisoj "nëse ty ta ka mbetur me dal në mediume, dhe me fol keq për këtë gjykatë që unë jam kryetar, dhe që këtë imazh timin që unë e kam ndërtuar me mund dhe me karriere, atëherë lëshoje Prizrenin më mirë Pastaj fjalët të tjera të tij ishin "është herët me miliona, ti që po del nëpër kamera" pra kjo e gjitha ishte e ndërlidhur me daljen time si avokat, në një emision televiziv lidhur me proncimin tim që kishte të bënte me lëndën, që unë kam përfaqësuar lidhur me çështjen e ekstradimit të klientit tim. Ku në mesin e fjalëve të tjera të tij ishte, edhe kjo “kur unë iu drejtova kryetarit se nuk kam marur shkrese se kur do ta dërgojnë klientin tim në Gjermani në shtetin kërkues, që në fakt me ligj duhet të njoftohen nga ana e ministrisë, ky me drejtohet "unë nuk njoh ligj, unë njoh praktike, dhe ty jaranit me të tregu kur dhe në cilën kohe ka me shku e pastaj ti me i dal në prite atij" pra ai ka ky këtë gjuhe flet me mua, thuajse jam ndonjë vagabond apo delikuente e duke harruar ai që unë jam avokat”. është shprehur Gjini.

Tutje avokati nga Prizreni ka thënë se lidhur me këtë çështje është e njoftuar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës e cila është duke u marr me inicim të procedurës disiplinore.

“Dhe për çdo ekses apo problem shqetësim qe ndërlidhet me punën time, unë parimisht duhet të i përgjigjem Odës së Avokatëve të Kosovës me inicim të procedurës disiplinore pra edhe këtu ka rregulla e ndërsa ky kryetar i kësaj Gjykate Ymer Hoxha flet me mua dhe me kërcënon në mënyrën me klasike. Tani për këtë rast është iniciuar procedure penale ndaj Ymer Hoxhes në prokurorinë e Prizrenit, dhe unë si i dëmtuar jam paraqitur dhe jam intervistuar tek prokurori çështjes i cili padyshim nga faktet dhe provat te cilat i ka do ngre aktakuze, dhe do merr përgjegjësinë e merituar penale se çka më ka bërë ai mua. Pra këtu ai ka bërë këto vepra penale me rastin tim, kanosjen dhe shpërdorimi i detyrës zyrtare që unë të i jap llogari atij në zyrë të tij lidhur me lenden që kam unë si avokat dhe kam imunitet nga Oda e Avokateve të Kosovës dhe mbrohem nga ana e tyre. Sepse vetingu duhet të fillon nga peshqit e mëdhenj dhe keqbërës siç janë kjo kategori ku kryetari i gjykatës themelore të Prizrenit Ymer Hoxha, veç po ta sheh se sa vite ushtron detyrën e kryetarit fiton përshtypjen e keqbërësit, pra 13 vite dhe për këtë mandat kjo atij iu kontestohet dhe duhet të iu kontestohet, pra diktator i vërtet, që nuk njeh ligj dhe është mbi ligjin, që edhe unë vetë di edhe rast tjetër se çka iu ka bërë ai avokateve në fakt avokatit të Prizrenit me fjalët e tij në telefon dhe në biseda private me ta "shumë po më halitesh diçka ti kohëve të fundit", ka përfunduar avokat Gent Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat