Haskuka: Problemet në sistemin arsimor do t'i tejkalojmë

Prizreni

Haskuka: Problemet në sistemin arsimor do t'i tejkalojmë

Nga: Bota Sot Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:04
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se të shtunën në shkollat e këtij qyteti është mbajtur mësimi  për t`i kompenzuar ditët e humbura në fillim të gjysëmvjetorit.

Po ashtu, ai ka thënë se të shtunën së bashku me drejtorin Skender Susuri  kanë vizituar disa shkolla fillore dhe të mesme

Postimi i plotë:                                                                                            

Dje ishte ditë pune në shkollat e Prizrenit, kompenzim për ditët e humbura në fillim të gjysëmvjetorit. Me drejtorin Skender Susuri këtë ditë e shfrytëzuam për të vizituar disa shkolla fillore dhe të mesme. Sistemi arsimor ka shumë probleme të akumuluara ndër vite por me energji pozitive do t'i tejkalojmë. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë prandaj arsimi dhe edukimi i tyre është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat