Debati në Kuvendin Komunal në Prizren përfundoi me gjuajte të shishes nga ana e një asamblisti të PDK-së kundrejt kryesuesit të kuvendit.
Mësohet se Kuvendari i PDK-së, Bardh Avdaj, e ka gjuajtur me shishe të ujit kryesuesin e Kuvendit të Prizrenit, Artan Abrashi.
Reagimi i tij, ka ardhur në shenjë revolte për mohimin e fjalës, rreth temës së arsimit.