Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për shkollën "Ruzhdije" në Prizren

Prizreni

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për shkollën "Ruzhdije" në Prizren

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 13:47
Mytaher Haskuka ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës "Ruzhdije" në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës "Ruzhdije" në Prizren, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Haskuka ka njoftuar që përmes këtij bashkëpunimi, tashmë i kanë ndarë obligimet, pjesën më të madhe të së cilave do ta kryejë TIKA.

Ndërsa Burak Ceran, koordinator i përgjithshëm në TIKA, shkollën "Ruzhdije" e ka vlerësuar si një objekt shumë të rëndësishëm të trashëgimisë së Prizrenit dhe ka thënë se është i lumtur që po përkrahin një projekt të tillë.

Ai nuk ka dashur të flasë për buxhetin e projektit, me arsyetimin se ky është një donacion dhe jo borxh që ata i kanë Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se kur është fjala për Kosovën, shuma e parave nuk vjen në shprehje.

Veton Ferizi, sekretar permanent në MKRS, ka thënë se do të emërojnë një organ mbikëqyrës për këtë projekt dhe do ta japin përkrahjen e kërkuar. Ai ka treguar se do të jenë çdoherë afër komunës së Prizrenit në projekte të tilla, dhe ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat