Zonat e Prizrenit që do të mbesin pa rrymë deri në 5 orë

Prizreni

Zonat e Prizrenit që do të mbesin pa rrymë deri në 5 orë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:54

KEDS-i ka njoftuar për zonat e Prizrenit që nuk do të kenë rrymë për shkak të punimeve në nënstacione.

Me datën 14 gushtë do të punohet në nënstacionin në Prizrenin 3, prandaj do të ketë ndërprerje rrymën nëpër vendet që furnizohen me rrymë në dalja e Zhupes. Ndërprerja e energjisë do të jetë prej orës 10:30 deri në ora 15:30.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Manasteric Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjan, Lubinje e Epërme, Lubinje e Ulët, Gornja – Sellë, Mushnikovë, TS Prevalla, Hotel Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e bardhë, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Në komunikatën e lëshuar, KEDS-i ka njoftuar se arsyeja e ndërprerje është Pastrim i trasesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat