Katër të arrestuar për grabitje në Prizren

Prizreni

Katër të arrestuar për grabitje në Prizren

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:30
Foto

Në dy raste të ndryshme, sot janë arrestuar katër persona, të gjithë në cilësi të dyshuarve për raste të grabitjeve

Zyra e informimit të Prizrenit kanë bërë të ditur se rasti i parë ka të bëjë me të dyshuarin S. M. i cili ishte në arrati që nga data 19 maj dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje të armatosur që pati në ndodhur vonë në mbrëmje në fshatin Gjinoc.

Ndërkaq sipas tyre, sot është arrestuar nga Policia e Prizrenit një grup i të miturve prej tre të dyshuarve që kanë kryer grabitje në qytetin e Prizrenit.

“Ky grup është marrë me grabitjen e çantave të krahut, telefonave dhe portofolave. Gjatë bastisjes së shtëpive të këtij grupi, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës e llojit marihuanë. Hetuesit policorë po punojnë që të ndriçojnë edhe raste tjera që ka mundur t’i kryej ky grup. Pritet që prokurori i shtetit të merr vendim për procedim të rastit”, deklaron zyra e informimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat