Ndërpritet greva e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë

Prizreni

Ndërpritet greva e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:37
Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Autobusët e linjës Prizren-Prishtinë kanë ndërprerë grevën që kishte filluar dje.

Deri tek ndërprerja e grevës ka ardhur pas një takimi që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës kanë pasur me kryetarin e shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës Ruzhdi Kurtishi.

“Ministria e infrastrukturës,  gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkëpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i  trajtojnë dhe  zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat