Protestë në Prizren, kundër dhunës ndaj grave

Prizreni

Protestë në Prizren, kundër dhunës ndaj grave

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:35
Protestë

Shoqëria civile në Prizren nesër në ora 12 do të protestojë në sheshin e Shatërvanit kundër dhunës në familje dhe ndaj grave.

Kjo protestë mbahet si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik e Vushtrri.

“Nesër me 05.09.2018,prej orës 12 ne sheshin Shadërvanit fillon protesta. Ju ftojmë të gjithë juve qe keni mundësi te na bashkangjiteni me ngritë zërin kundër dhunës! Kundër vrasjeve te femrave! Kundër dhunës ne familje! Kundër çdo lloj dhune në familje”, thuhet në njoftimin e shoqërisë civile në Prizren.

Protesta është thirrur pas rastit tragjik që ndodhur pasditen e 7 gushtit në Brekoc të Gjakovës.

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrarë me armë zjarri.

I dyshuari kryesor i këtij rasti është bashkëshorti i viktimës, Pjetër Nrecaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat