YLA-ja në Prizren, organizon debat mbi çështjen e Rinisë

Prizreni

YLA-ja në Prizren, organizon debat mbi çështjen e Rinisë

Nga: Xhafer Laliti Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:39
Prizren

Organizata Jo-qeveritare Youth Leaders in Action, ditën e Hënë me datën 24.9.2018 ne ora 12:00 tek Asambleja Komunale e Prizrenit (Shtëpia e Bardhë) organizon debat diskutues me panelistët: Kujtim Gashi (Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit) M.Sc. Elma Miftari (Presidente në InstitutinWhite Storm) MA.Sc. Enver Rexhaj (Sociolog), me temë:  Ka po shkon RINIA..!

Xhafer HALITI, organizatori i këtij evenimenti në një intervistë mbi këtë organizim është potencuar se: "Egzistojnë dhjetëra arsye pse kam marrë një iniciativë të tille, mund ti themi edhe përgjegjësi të tillë, ndihem më shumë se i t’merruar kur shohë se cdo ditë, shokë, kolegë, miqë, dashamirë, rini e këtij vendi duke emigruar një pas një në vendet Evropiane legalisht dhe ilegalisht.

Është fakt shqetësues kur ne si rini nuk mendojmë të kontribojmë për vendin tone, por vetëm shikojmë rrugët më të lehta për tu ankuar, dhe për të menduar ditën kur do të largohemi.. nga ky vend, unë nuk po them që rrugët e Kosovës janë të mbuluara me mjaltë,  por që ne jemi ata që mund të sjellim progres në këtë drejtim, Ne jemi e tashmja dhe e ardhmja.. e këtij vendi.!

Shfrytëzoj rastin që me anë të kësaj interviste, të ju bej FTESE PUBLIKE:  Autoriteteve të Pushtetit Lokal, DKA-së, Drejtorëve të drejtorive të ndryshme, përfaqësuesit e partive politike, forumet rinore të VV-së PDK-së, LDK-së,  AAK-së, NISMA-së, AKR-së, etj. Parlamentit Studentor “UKSHIN HOTI”, Unionin Studentor “FAMA” Prizren, Rektoratit të UPZ-së, Rektoratin e Kolegjit “FAMA”, OJQ-ve të ndryshme të Prizrenit, Shoqata Sindrom DOWN, AUTIZMI, Kuvendin e të Rinjëve të Prizrenit, Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, të Burgosurve Politikë, Familjet e Dëshmorëve, Shoqata e Intelektualëve të Prizrenit, Veteranët e Arsimit, dhe MEDIAT LOKALE".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat