Gazeta prestigjioze britanike “Daily Mail” ka shkruar se zyrtarët në Bruksel kanë paralajmëruar se Europës do t’i shtohen edhe disa vende të cilët do të anëtarësohen në familjen europiane.
Ndër vendet Turqia, Ukraina dhe Gjeorgjia që tashmë BE’ja ka bërë të ditur se do të përfshihen është edhe Kosova
Shtetet anëtare të BE’së dhe parlamenti Europian pritet që së shpejti ta miratojnë planin e vizave për këto vende.
Gjithashtu "Daily Mail" shkruan se Serbia në vitin 2010 është lejuar të udhëtojë pa viza në zonën Shengen, mirëpo tani, zyrtarët europian janë të vendosur që këtë të drejtë t’ua japin edhe vendeve si Turqia, Gjeorgjia, Kosova dhe Ukraina.