Mediat franceze shkruajnë për marshin e LGBT-së të mbajtur në Prishtinë

Religjion

Mediat franceze shkruajnë për marshin e LGBT-së të mbajtur në Prishtinë

Më: 17 maj 2016 Në ora: 17:25

Mediat franceze shkruajnë për paradën e mbajtur sot në Prishtinë nga komuniteti LGBT për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë. France 24 ka shkruar se Kosova për herë të parë po marshon për të drejtat e homoseksualëve.

Qindra persona kanë marrë pjesë në këtë marsh i cili u mbajt në sheshin kryesor në Prishtinë.

Mediat franceze gjithashtu potencojnë se Prishtina ishte e mbushur me policë përderisa marshi po u mbante në qendër të qytetit.

Ata gjithashtu tregojnë se edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishin të pranishëm në këtë marsh të organizuar nga komuniteti LGBT në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat