Megjithëse u përfol shumë për deklaratat e tij, hoxhë Shefqet Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka thënë se nuk është haram që të shkohet në deti.
Krasniqi ka thënë se Zoti e ka krijuar detin për njerëzit, mirëpo ekzistojnë disa rregulla se si shkohet në deti.
Shefqet Krasniqi: Motrave shqiptare asnjëherë nuk u them prostituta
Shefqet Krasniqi ka thënë se është keqkuptuar dhe devijuar ligjërata e tij. Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të fyente motrat shqiptare e aq më pak t’i quante me terme “Të rënda” sic thotë ai “prostituta”.