Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator

Religjion

Shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 08:00
Nëna Terezë

Papa Françesku më 4 shtator, në ceremoni në selinë e shenjtë do ta shpallë humanisten Nënë Terezë të shenjtë.

Humanistja më e njohur në botë tërë jetën e saj ua kushtoi atyre që kishin më së shumti nevojë për ndihmë.

“Nëse të gjithë ne duam ta përmbledhim dhe përshkruajmë jetën e Nënës Terezë me vetëm dy fjalë, atëherë padyshim se ato fjalë janë Zoti dhe dashuria”, tha Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit.

Ky akt bëri që autoritetet e Shkupit nga 5 deri më 11 shtator të organizojnë manifestime kulturore për nder të veprës së Nënë Terezës.

“Kemi ndarë 1 milion denarë për shënimin e 11 shtatorit, kur do të jetë manifestimi qendror me çka do të sigurojmë kushte të plota për shënimin e kësaj date shumë të rëndësishme”, u shpreh Koce Trajanovski, kryebashkiak i Shkupit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat