Shpirti i edukuar

Religjion

Shpirti i edukuar

Nga: Prend Gjergjaj Më: 2 shtator 2016 Në ora: 11:06
Prend Gjergjaj

Perkatesia jone fetare, e cila sic eshte e ditur nenkupton besimin ne Zotin, sipas doktrines bibliko-teologjike, na meson se pas te gjitha zhgenjimeve dhe iluzioneve te lloj-llojshme qe e kane percjelle njerezimin ne rrugetimin e tij nder shekuj e mileniume, ai (njerezimi), nuk mund te jetoje pa te Verteten, pa pajtimin me Zotin, pa Dashurine e Tij dhe se kjo dashuri, sipas kesaj doktrine, eshte vet Jezu Krishti, i cili, kesisoj, rrjedhimisht eshte Figura dhe Ngjarja qendrore e Historise se Njerezimit.

Gjithnje, sipas mesimit kishtar, kjo perkatesi, e kuptuar kesisoji, nuk len vend per kurrfare pabarazie kombetare, shoqerore, gjinore apo cfaredo qofte tjeter. Dashuria e Jezusit, kesodore, eshte dashuri pa kushte. Para Krishtit te gjithe jemi NJE, -popull i Zotit, qe vetvetiu nenkupton popull i zgjedhur “nje Zot, nje fe, nje pagezim”, me detyre qe si te shenjuar me vulen e pashlyeshme te pagezimit te deshmojme besimin e perqafuar edhe deri ne vdekje.

Mu per kete dhe po nga kjo, vazhdimisht e me te drejte konsiderohej se jane te shperblyer nga Zoti qe te gjithe ata qe paten e kane nderin per te predikuar fjalen e Zotit. Deshmi themeltare per kete ishte vet shen Pali - apostull i popujve, i cili me aq afsh e dashuri, madje deri ne cmimin e jetes se vet, mbolli faren e fjales se Krishtit edhe ne trojet e Agronit e Teutes, fare kjo, e cila, te shpresojme se ska per tu zhdukur per jete te jeteve. Eshte kjo fare e hedhur ne token kaq te dashur

“… toke e bardhe e fort bukurue,

Zoti te ka fale shume te mira;

me male, fusha, me uje rrethue

me gjithfare pemesh t’ambla e t’veshtira”.

(P. Zarishi, Bylbyli)

E, ne te cilen, qe prej atehere e deri me sot, pastaj me kujdesin me te ndjeshem e ngrohu, e ushqei dhe e rriti frytin e kesaj fare me dashurine me te madhe te zemres e te aresyes.

U hudh, pra, kjo fare fatbardhe ne shpirtin e shqiptarit, ne te cilin, sic pohon At Anton Harapi “asht nji fuqi morale e zoja me krijue fatosa”.  Dhe kjo fuqi morale e shpirtit te shqiptarit s’mund te kuptohet assesi ndryshe pos si thjeshtesi  dhe njekohesisht madheshti e zemres se tij, e dashurise se tij te vertete dhe e beses se tij -dhene ne emer te po kesaj dashurie per Fe e Atdhe. Dashuri, kjo, e cila u vadit e u cimentua me gjakun e derdhur te ketyre Fatosave te Kombit qe rane me ndergjegje te larte dhe me shpirt te edukuar se i don Zoti, te cilin sikurse as Atdheun, nuk guxojne ti tradhetojne.

 Intuita e dashurise dhe inspirimi hyjnor i ngulitur ne shpirtin e shqiptarit -te prira nga vullnesa e Zotit, stolisen ndergjegjen e tij me aso vetedije, qe perkunder skamjes dhe analfabetizmit qe kane ditur ta percjellin gjate shekujve, -familjen perhere ta konsideroje cerdhe ku do te lind jeta dhe ku do te banoje lutja.

Koj vetedije e ngritur kesisoj dhe e pajisur me virtytet me te larta te Kombit; atdhedashurine, burrerine, besen e bujarine, i mundesuan shqiptarit qe ti qendroje dallges e stuhive te shekujve duke e ruajtur keshtu te pafundosur barken e tij prej sa e sa furtunash qe i ishin versule.

Ne mungese te bangave shkolloredhe ne erresiren e kasolles plake, ne te cilen sic e dijme mire, parreshtur lindte jeta e banonte lutja, rendom ishte gjyshi (apo babai) mesuesi i pare qe i porositte te bijte

“Pushken si burrat ta mbajne ne dore,

lahuten si gjithmon’ ta ken’ perbri,

njana qet fare anmiq e tradhetore

e tjetra shqipevet u thur lavdi”

(Ll. Siliqi, Mesuesi)

Poqese, per nje cast i referohemi pohimit biblik: „Neqoftese kokrra e grurit qe bie ne toke nuk vdes, ajo mbetet e vetme, por, nese vdes, jep shume fryte“, analogjikisht do te konfirmojme se po asisoj nje ushtri e panumert martiresh shqiptare flijuan jeten e tyre ne emer te postulateve per Fe e Atdhe.   

Madje, e bene kete, duke pase poseduar ndergjegje te larte, e cila e kuptuar si Ze i Zotit dhe i aresyes, me shume obligon se sa liron. Dhe, ashtu me shpirt te edukuar qe kishin ju pergjegjen ketij Zeri ngado qe i thirri; si ne fushen e betejes me ne krye kryetrimin legjendar dhe Atin e shqiptarise Gjergje Kastriotin - Skenderbeun dhe te birin e tij Adem Jasharin, si ne fushen e dijes, te kultures e te mendimit politik e kombetar, qe nga shen Jeronimi i gjakut tone deri  te i madhi Ibrahim Rugova, perms kryefjales se shkrimit shqip - Formules se pagezimit, Rilindasit tone te madh - Naimit, Enciklopedise se Kombit dhe Homerit tone –At Gjergj Fishtes, e deri te mjeshtria e shtjellimit shqip nga pende e Mjedes, Kadarese, A. Shkrelit, A. Podrimjes dhe shume e shume te tjereve, apo si  ne fushen e humanizmit me ne krye kampionen boterore - Bijen e Kombit dhe nenen e botes Nenen Tereze - apostullen e dashurise ndaj Zotit e Njeriut, per te vazhduar me Plakun e Pajtimit Anton Cetten bashke me lumin e bashkeveprimtareve te tij -intelektualeve dhe atdhetareve; Bardhyl Caushi, don Lush Gjergji, Bajram Kelmendi, Mark Krasniqi, etj, etj.

Dhe jo pak here gjate historise u gjend shqiptari para sa e sa sprovash, por duke qendruar me veteflijese dhe perkushtim i ruajti Fese e Atdheut dinjitetin e larte duke u dhene atyre kuptim e bukuri te rralle.

Edhe perditshmeria jone neper te cilen po  kalon sot shqiptari nuk eshte aspak e lehte. Eshte kjo kohe e re, e cila doemos shtron edhe obligime te reja. Bota ne te cilen po jetojme vazhdimisht na ndesh me provokime gjithfareshe, ndaj, si perhere duhet zhvilluar pushtetin ndaj vetvetes, duhet ruajtur shpirtin te edukuar.

Procesi i demokratizimit padyshim se hap fronte te reja dije dhe aftesie, te cilat s’do mend se lypset kanalizuar ne drejtim te se mires dhe ne dobi te Kombit. “duhet mesuar arti i dialogut dhe i te degjuarit, qofte edhe kur ky art eshte i mundimshem. Ky eshte cmimi i lirise, ky eshte sekreti i progresit te vertete moral dhe qytetar”,  porositte Ati Shenjt papa Gjon Pali II ne diten kur shqiptareve ju dhuroi nje dite te bukur – 25 prillin e 1993-shit.

Historia e njerezimit na meson se ne te gjitha koherat dhe ne te gjitha komunitetet (qofshin ato familjare a kombetare) kujdesi per pasardhesit, pra, per breznite qe do te vijne, eshte dhe duhet te mbetet kujdes tejet serioz. Rinia shqiptare merr persiper amanetin e te pareve - Legjenden e lirise, me obligim qe edhe me teper te zgjeroje e begatoje fondin e vlerave te reja dhe virtyteve ne pajtueshmeri me kohen, sic jane; miresjellja, sinqeriteti, qendrueshmeria, dashamiresia, kujdesi per perpikeri, etj, etj, te cilat do ti mundesojne – parafrazoj Poetin (Migjenin), qe mos ta frenoje kangen (lexo: jeten), port a lere te marri udhe (te mbare e te begate).

“Fjala eshte gjalle kur flet jeta. Per kete aresye le te pushojne fjalet dhe le te flasin veprat”porosit oratori i famshem i kishes, shen Ndou i Padoves.

Dhe, vertet le te pushojne fjalet, sepse;

“Vec nji qellim i nalte t’ban me durue

E zemren ta forcon:

Nder kundershtime s”vyen kurr me u ligshtue

Mjere ai qi nuk duron”.

(L. Gurakuqi, Qindresa)

Dhashte Zoti qe ky Qellim i nalte (perplot fatbardhesi, optimizem, besim, mendim dhe veprim pozitiv) si dhe kjo Durese (perplot qendrueshmeri, guxim, shprese e dashuri) te rrezatojne pergjithmone per Atdhe dhe per Fene e te pareve tone, qe nenkuptojne te jene Rruga, E verteta dhe Jeta jone shqiptare.

Kroaci  - 1998.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat