Çfarë është vdekja për ateistët?

Religjion

Çfarë është vdekja për ateistët?

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 20:46

Ateistët, domethënë ata që nuk besojnë në ekzistencën e një Zoi, pohojnë se njeriu është i bërë nga mishi, duke mohuar kështu ekzistencën e një shpirti, i cili i mbijeton trupit. Kështu që, ata refuzojnë edhe dimensionin e jashtëzakonshëm të përtejvdekjes. Për ta, vdekja përbën vijën ndarëse të jetës, pas të cilës është asgjëja. Me vdekjen, aktiviteti elektrik i neuroneve pushon dhe bashkë me të, merr fund edhe jeta jonë. Pra, vdekja përfaqëson fundin e pakthyeshëm të individit. Ndërkohë, për besimtarët, jeta mbi Tokë është vetëm një kalim drejt përjetësisë qiellore. Në këtë kuptim, jeta për ateistët duhet të jetohet për kënaqësinë që të ofron për aq sa zgjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat