Një ditë me Don Fran Sopin - udhëheqës i Kishës Katolike në Pejë

Religjion

Një ditë me Don Fran Sopin - udhëheqës i Kishës Katolike në Pejë

Nga: Rexhep Dedushaj Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:10
Don Fran Sopi

Don Sopi u lind në vitin 1946 në Bige te Vitisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, të mesmen ne Pazinë te Kroacisë e fakultetin në Gjakovo të Kroacisë.

Ne vitin 1973 shungurohet ne Bice te Vitise.Punoi si ndihmes prifti ne Prizren e bistrazhin.Nga viti 1977 - 78 është prift ne Zllokucan e nga viti 1983-2007 ne Kline .Ndersa nga viti 2007 ne Peje.

Don Fran Sopi është një burrë i mençur , i urte  me nje diapozon te gjere te njohurive nga levizjete dhe ngjarjet tona kombëtare.

Bisedën e filluam qe nga Skenderbeu, për te cilin e dha nje definicion te bukur.. Ishte Shqiptar,luftoi dhe e mbrojti Shqiperine .

Pastaj, biseduam për ndarjen e kishës krishtere ne katolike dhe ortodokse .Me çka u përziena edhe titujt kishtar si psh. Dikush gabimisht e ka quajtur Bogdanin  PATRIARK  I KELMENDIT dhe është keqekuptuar ai titull .Patriark nuk ka te katoliket .Bogdani ishte KRYEPESHKOP...Por e njihte shume mire punen dhe rendesine e tij.Ashtu sic e njihte edhe Dioqezen e Tivarit ne krye me Zmajeviqin

dhe Kuvendin e Arberit te vitit 1703.

Nga intelektualet e shek.kaluar e permend KOLIQIN.I CILI I VURI THEMELET E ARSIMIT KOMBETAR NE TROJET SHQIPTARE JASHTE KUFIJVE TE sHQIPERISE LONDINEZE.Duke mos e minimizuar edhe rendesine e Austro Hungarise - qe nai celi shkollate e para ne vitin 1916.

Vertete per A-H thot se i mbajti gjalle Malesite  e Veriut duke i shendrruar ne pretektorat te vetin kur ishim nen sundimin e Perandorise Osmane.dhe kjo me vone sherbeu si baze per ta perkrahur Shpalljen e pavarësisë se shqiperise se Shqiperise me 28 Nentor 1912.

Siç thot ne nje rast prof.Dr.Frasher Demaj ,, A-H per shpalljen e pavaresise  se Shqiperise ishte si SHBA për shpalljen e pavaresise se Kosoves.,,

Qe nga ardhja e tij ne Peje ,Don Sopi meson shume gjera per kishen qe e merr ne dorzim .Kishen Katolike ,, Shen Katerina e Aleksandrise ,,ne Peje.Kishe kjo e vjeter shqiptare e rindertuar ne vitin 1929nga Lorenc Mazreku te cilin e vrane komunistet me 15 shkurte  1943.

Kjo kishe -sic thot Don Sopi e kishte pasur nje arkivte pasur me dokumenta shume te vjetra por qe i zhduken cetniko-komunistet.Madje ata mbi varret e ,,katolikeve ,,e ngriten stacionin e policise ne Peje.Parcele kjo qe figuron ne librate katastrale qe nga viti 1931 me emrin ,, KATOLICKO GROBLE ,,

Me 22 .10.1982 kete kishe e vizitoi NENA TEREZE  Cka deshmojne shume fotografi qe gjenden ne kishe.

Kjo kishe shtrihej ne krejt territorin e Pejes dhe ka nje staf prej 18 motrash ( 4 te Shenjetores Tereze)Aty zhvillohet nje jete e thjeshte si ceshte ajo e shumices se popullit ne territorin e pejes.

Don Sopin e brengoste largimi i besimtareve te kesaj kishe dhe shkuarja e tyre ne shtetet perendimore-ne mergim.

Ne kishe zhvilloheshin meshate e rregullta dhe shkolla per femijte e te gjitha moshave ku merrnin mesim fetar nga nje dite ne jave.

Per bashkpunimin me fete tjera Don Sopi thot se ne kuader te OSB-ese mbajne takime te rregullta te perbashketa te te gjithe udheheqesve te feve tona ne Kosove.Ku inspirohet dashuria dhe miresia e jo e keqja ne mes te popullit te Kosoves.

Dhe shton se papunesia eshte shkaku i te keqes nder ne.Se nese njerzit te kishin pune per nje jete normale sdo te kishte kurrfare dhune nder ne,sepse njerzit jane ngopur me dhune per mese 100 vjet nen okupator pa i permendur ato me heret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat