Në malësine e Kurbinit, në fshatin Shën Mëri, ndodhen rrënojat e kishës 1500-vjeçare që themelet i ka në kishat e vjetra të periudhës Justiniane.
Ajo është unike në llojin e saj në Shqipëri dhe daton në kohën e Bizantit, e ndërtuar me stil të veçantë romak.
Afresket e çmuara me vlerë historike brenda kishës janë dëmtuar duke rrezikuar humbjen e tyre.
Ky vend mbart një histori mjaft mbreslënëse, pasi në këtë vend kaq të bukur vinin të luteshin dhe kryenin shërbesat fetare Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, bashke me bashkëshorten e tij Donikën.
Sot ajo është thjesht një rrënoje ku vijnë dhe ndezin qirinj, por edhe falen besimtare të vjetër që kanë dëgjuar të flitet për të dhe historinë e saj.