Pse nuk është e gabuar të urohen myslimanët për Krishtlindje

Religjion

Pse nuk është e gabuar të urohen myslimanët për Krishtlindje

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 19:53
Ilustrim

Gazetari i New York Times turku Mustafa Akyol, në një shkrim autorial për presitgjiozen amerikane ka shkruar se myslimanët kanë arsye për të festuar Krishtlindjen.

Ai thotë se islami dhe krishterimi janë dy fe shumë të përafërta, dhe se myslimanizmi është i vetmi komunitet fetar jo i krishterë i cili beson se Jezusi lindi nga një virgjëreshë, siç ishte Maria.

Lexoni një pjesë të shkrimit të Mustafa Akoyl

 Miliarda të  krishterë në mbarë botën janë të ngazëllyer për të festuar Krishtlindjet këtë fundjavë. Ata që janë nga komuniteti i dytë më i madh fetar në botë, myslimanët, nuk e ndajnë të njëjtin emocion.

 Në disa vende me shumicë myslimane, si Arabia Saudite, Brunei dhe Somalia, festimet e Krishtlindjeve janë të ndaluara.

Në Turqi, vendin tim, ato nuk janë të jashtëligjshme, por disa grupe islamike ende organizojnë protesta kundër  pemës së Krishtlindjeve dhe kostumeve  të Santa Claus, të cilat ata i konsiderojnë Imponime perëndimore.

Ndërkohë, shumë myslimanë të tjerë në mbarë botën kanë me të drejtë respekt për fqinjët e tyre, madje ndajnë me ata ditën e tyre të shenjtë.

Këtu përfshihen  pronarët e një restoranti turk në Londër, që vendosi për të ofruar një vakt falas të Krishtlindjeve për të pastrehët dhe të moshuarit, dhe një biznesmen mysliman në Bagdad të cilët kanë ngritur një pemë të  Krishtlindjeve në solidaritet me të krishterët e persekutuar nga Shteti Islamik.

Këta miq të të krishterëve kanë të drejt, jo  vetëm për respektin ndaj  feve të tjera, por  se ky është një virtyt.

Ata kanë gjithashtu të drejtë, sepse  Krishtlindja është festë e lindjes së Jezusit, e cila është një temë e fuqishme jo vetëm në Dhiatën e Re, por edhe në Kuran.

Dy kapitujt e librit të shenjtë mysliman japin  të dhëna dhe  detaje të lindjes së Jezusit.

Të dy kapituj  thonë se Merjem, ose Maria - shfaqë një grua të admirueshme hebreje të cilën  Perëndia e ka "pastruar" dhe "zgjedhur mbi të gjitha gratë e tjera."

Natyrisht, se historia myslimane e Jezusit ndryshon nga versioni krishterë . Dhiata e Re thotë se lindja e Jezusit u zhvillua në Betlehem, në një han, kur Maria ishte me të shoqin, Jozefin.

Në Kuran thuhet se Maria lindi në "një vend të largët,"  e vetme, nën një pemë palme.

Ia vlen të përmendet se tregimet që shfaqen në ungjijtë apokrifë, si dhe zbulimet e fundit arkeologjike, korrespondojnë me versionin e ngjarjeve të Kuranit.

Ç'është më e rëndësishmja, Kurani ndryshon me Biblën në hyjninë e Jezusit.

Libri i shenjtë mysliman insiston se ai ishte një njeri dhe profet, si një shërbëtor i jashtëzakonshëm i Perëndisë,  por jo i mishëruar në  Perëndi.

Megjithatë, Islami dhe Krishterimi ndajnë shumë në adhurimin e tyre për Isën (Jezusin) dhe Mejremen, (Marinë). Myslimanët janë në fakt të vetmit jo-të krishterët në tokë që besojnë se Jezusi lindi nga një virgjëreshë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat