“Xhamija e Jezu Krishtit” në Jordani

Religjion

“Xhamija e Jezu Krishtit” në Jordani

Nga: Paul Tedeschini Më: 22 janar 2017 Në ora: 20:31
“Xhamija e Jezu Krishtit”

Kjo xhami me këtë emër është e vendosur në qytetin e Madaba dhe është e para Xhami e tillë  në botën myslimane. Xhamia e Jezu Krishtit është e vendosur në afërsi të një Kishe të njohur në qytetin e Madaba. Ideja per ti dhënë këtë emër një xhamie erdhi, siç raportohet nga Ansa, nga vetë imami i xhamisë Jamal Al Sufrati,.

"Kam vënë re, thotë imami, se bota arabe është plot me xhamia të cilat mbajnë emrat e profetëve, përveç emrit të Jezusit.". Në botën arabe emri i Jezusit dhe i Maries janë përdorur shpesh si emrat Isa dhe Merjemje.

Image

"Xhamia e Jezu Krishtit" tamam kështu quhet ndërtesa e vendosur në qytetin e Madaba, në jug të kryeqytetit jordanez Aman. Kjo xhami është e para në botën bashkëkohore myslimane e cila mban këtë emër, një emër i cili në Islam identifikohet me një nga profetët më të rëndësishme. "Xhamia e Jezu Krishtit" është në afërsi të një kishe të njohur në qytetin e Madaba.

Por, një emër i tillë i krishterë për një vënd kulti mysliman të adhurimit nuk mundte veç të ngjallte kureshtjen e myslimanëve, të krishterëve dhe mediave. Karakteristikë e veçantë e Xhamisë së Jezu Krishtit është se ajo është vlerësuar, qoftë sipas raportimeve të lajmeve të gazetës "Al Quds Al Arabi", si dhe nga të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë.

"Imami i kësajë Xhamie thotë se dëshiron të sjellë një mesazh të bashkëjetesës dhe tolerancës sidomos pas tensionit midis dy feve për shkak të karikaturave fyese ndaj ProfetitMuhamed".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat