Imami dhe xhemati përleshen me personin që deshi të këndojë ezanin - Bota Sot
Imami dhe xhemati përleshen me personin që deshi të këndojë ezanin

Religjion

E hënë, 19 shkurt 2018

Imami dhe xhemati përleshen me personin që deshi të këndojë ezanin

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një akt i pazakonshëm ka ndodhur në një xhami të Prishtinës, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Brenda faltores, imami dhe besimtarët e tjerë u ndeshën me një person që me këmbëngulje kishte provuar të këndonte ezanin.

I dyshuari, sipas dëshmitarëve është një person me të meta mendore, që më herët kishte kryer vjedhje në xhami.

Edhe vetë imami në këtë xhami Jahir Beqiri, thotë se ky person u ka sjell telashe edhe më herët e që sipas tij, i dyshuari, të cilit nuk ia dinë adresën, u ka bërë problem edhe xhamive të tjera në Prishtinë.

Këshilli i Bashkësisë Islame nuk ka dashur të komentojë për rastin, ani se prapa kamerave kanë bërë me dije se atë e kanë paraqitur në polici, tek të martën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test