Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë - Bota Sot
Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë

Religjion

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Besimet tradicionale shqiptare-shembull harmonie ndërfetare kudo në botë

Nga: Jeta Beqiraj Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:59
Predikuesit e fesë

Kisha Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodres” me seli në provincën Harsdale(Yonkers) të Nju Jorkut, në të cilën frekuentojnë  besimtarë shqiptar nga shtetet: Neë Jersey, Conectikat dhe Neë York është ndertuar me contributin e besimtarëve si dhe është bekuar në vitin 1999.

Këtu meshat predikohen vetëm në gjuhën shqipe, thotë për RTK-në kreu i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, i cili shton se: “Ne jemi njerëz të fesë dhe të besimit dhe të gjithë besojmë në një Zot, veçse në mënyra të ndryshme. Pra, kqyrim gjërat që na bashkojnë dhe respektojmë dallimet.

Image
Dom Pjeter Popaj-Famullitar i Kishes Katolike Shqiptare ne Nju Jork

Pra, këtë ta kemi ndërmend gjithmonë, të respektojmë dallimet dhe të njohim afrimin dhe bashkimin, se jemi të një gjaku, të një kulture, të një historie dhe të një Zoti në qiell. Unë them gjithnjë se jemi dy shtete por kemi një komb, kemi dy dialekte por kemi një gjuhë. Kemi dy besime, katolikë e myslimanë, por kemi një Zot. Pra, në të gjitha jemi një!”

Në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës në Nju Jork, me e reja e dioqezës së Bostonit, themeluar nga rilindasi ynë i shquar, peshkop Theofan Stilian Noli,  nga një prijës fetar amerikan meshat predikohen edhe në gjuhën shqipe.

Famullitari amerikan predikon shqip në Kishën Ortodokse Shqiptare 

Image
Ati Nathan, nga Kisha Ortodokse Shqiptare ne Nju Jork

“Unë gëzohem kur takohem me vëllezërit e besimeve tjera, meqë duke biseduar ne kuptojmë se përpjekjet tona për të ndihmuar njerëzit në nevojë  janë të njëjta. Ne kur bashkohemi bisedojmë edhe për pjesën e bukur të vëllazërisë dhe të familjes si dhe kotrnbutin e shqiptarëve karrshi botës dhe ne s’ jemi të ndarë nga besimi, por jemi të bashkaur në ndryshimet tona dhe në mbështetjen ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa, mesazhi i krishterë për dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit është edhe i Kishës Ortdokse Shqiptare, se dashuria s’është vetëm fjalë por ajo çfarë ne bëjmë për ta praktikuar atë dashuri.  Ne këtë dashuri kemi gjetur në Zotin që i shërbejme dhe  ai na mëson që të besojmë dhe të veprojmë.

Ne nuk kërkojmë domosdoshmërisht nga të tjerët të bëjnë çfarë bëjmë ne por ne i thërrasim ata që ta ndajmë atë dashuri, me shpresën se përmes saj jo vetëm bëjmë njerëz më të lumtur, më të fortë dhe më të shenjtë, por bëjmë dhe botën një vend më të mirë”, thotë për RTK-në At Nathan, nga Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Image
Imam Edin Gjoni, nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Nju Jork

Imam Edin Gjoni: "Vlerat që kemi t'ua bartim krenar brezave të rinj"

Përderisa, nga imam Edin Gjoni, nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, e themeluar në vitin 2000 nga shqiptar të rrethit të Ulqinit dhe të Tivarit por edhe me kontributet e shqiptarëve të trojeve tjera etnike, vjen mesazhi i paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit. “Mesazh i dashurisë, mëshirës, respektit dhe përafrimit me njëri tjetrint, pavarësisht dallimeve në drejtim të edukimit, avancimit, përshpirtërimit në përgjithësi. Mesazh i mirekutpimit me njëri-tjetrin në cdo aspect, i krenarisë me atë cfarë kemi që duke I ruajtur dhe prezervuar t’ua bartim brezave të rinj”, tha imam Edin Gjoni për RTK-në. 

Në këtë kohë betejash të egra ndërfetare nëpër vende të ndryshme, harmonia ndërmjet tri besimeve tradicionale shqiptare e kultivuar ndër shekuj  është shembulli më I mirë se si duhet ruajtur dhe kultivuar toleranca ndërfetare në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test