Gazeta zvicerane reportazhë për Shqipërinë e Jugut

Reportazhe

Gazeta zvicerane reportazhë për Shqipërinë e Jugut

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 07:04

Blick.ch, një ndër gazetat më të ndjekura në Zvicër, përsëri ka shkruar për bukuritë dhe mikpritjen e Shqipërisë së Jugut. Me titullin “Mikpritje me ngjalë, byrek dhe raki”, 11.10.2015, ajo shkruan për rivierat e virgjëra shqiptare që do kishin interes për çdo turist aventurier në botë.

Gazetarja, Gabi Schwegler, tregon natën e saj në Dhërmi, me ushqimin e saj të freskët dhe çmimet modeste. Mes tjerash, për të vërtetuar argumentin e saj shkruan, “Shqipëria u zgjodh e katërta mes 52 vendeve më të bukura nga prestigjiozja New York Times”.

Ajo gjithashtu udhëzon lexuesit që s’kanë nevojë të rezervojnë hotelet, pasi marrja me qira e shtëpive private është gjithashtu e leverdishme për turistët.

Në fund artikulli jep edhe shpjegime sesi të udhëtohet atje nga zviceranët, ku më lehtë, sipas saj e kanë duke fluturuar me aeroplan në Korfuz dhe më pas me anije mund të shkojnë në brigjet e Shqipërisë së Jugut. Sipas Schweglerit, është mirë të ngjitet edhe nël alpet shqiptare të Valbonës dhe Thethit./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat