TAZ: Në Kosovë nëpërkëmben të drejtat e homoseksualëve

Reportazhe

TAZ: Në Kosovë nëpërkëmben të drejtat e homoseksualëve

Më: 18 prill 2016 Në ora: 11:42

“Adnan Rahmani është rruajtur mirë dhe ka porositur një venë të bardhë. Për siguri edhe një lëng molle, sepse ai nuk e dijë se çfarë do pijë shoku i tij virtual. Ata takohen sot për herë të parë. Prej disa ditësh flasin sëbashku në një aplikacion të quajtur „Top4Bottom“, ku zakonisht homoseksualët gjejnë partnerët e tyre,” shkruan në fillim gazeta zvicerane taz.de.

Rahmani shpreson që partneri i tij të jetë ashtu siç ka dalë në foto, jo vetëm në pamje të jashtme, por edhe i suksesshëm në firmë, që dijë 5 gjuhë të huaja dhe të jetë 33 vjeçar: ata janë homoseksualë, por jetojnë në një vend ku është tabu të jesh i tillë.

Rajmonda Sylbije është një vajzë tjetër që e tregon hapur orientimin e saj si lezbike dhe që është e gatshme të ndihmojë homoseksualët tjerë. Sylbija tregon se njeh shumë burra homoseksualë që “pa arsye” janë martuar me gra. Kjo për shkak të idesë së krijimit të familjes në një moshë të caktuar.

Shumë sosh flasin fshehtas, takohen nëpër bodrume, hotele, por ka edhe një pakicë që flasin hapur për orientimin e tyre seksual.

Dy herë të burgosurit

Më pas gazeta tregon për Tarik Kastratin, 21, që është homoseksual, por që nuk ka dashur të zhgënjejë prindërit e tij muslimanë. Ai vjen nga një fshat 45 minuta larg nga Prishtina.

“Kastrati ulet në një tavolinë me Sara Rexhepi, që edhe kjo e fundit është kuptuar nga prindërit se është lezbike. Po ajo së fundi ka qetësuar familjarët: është biseksuale,” përcjell botasot.info.

Një Prishtinë ka tre organizata joqeveritare që luftojnë për të drejtat e komunitetit LGBT, por që janë të fshehura, sikur aty të trafikohet drogë.

Kosova duke qenë vendi i vetëm pa liberalizimin e vizave është dy herë izolim dhe burgosje për homoseksualët, njëherë për shkak se jetojnë në një vend homofobik dhe e dyta se nuk mund të udhëtojnë lirshëm jashtë. Sa për statistika: 50% e prindërve do ishin të gatshëm të shëronin fëmijën nëse është pjesë e këtij komuniteti, ndërsa 30% mendojnë se homoseksualizmi është importuar nga jashtë, si me rastin e filmit nga Kanada Queer as Folk. Sa i takon rasteve të krimeve homofobike në Kosovë nga 2012, është 14, thotë polici Salih Dragidela, që me krenari mbron të drejtat e LGBT.

Petrtit Selimi: Ne presim martesën e parë gay

Në Kushtetutën e Kosovës ka interpretime të ndryshme sa u takon të drejtave të homoseksualëve. Sipas nenit për martesë, kjo definohet si lidhje mes dy individëve, pra edhe mes burrit dhe gruas.
“Ne presim për martesën e parë homoseksuale në Zyrën e Gjendjes Civile,” thotë ministri i jashtëm Petrit Selimi, që tregon edhe anën liberale të vendit të tij. “Ministria e tij ka shpërndarë edhe broshura me titulin: „It’s okay to be gay in Kosovo“.

Sara Rexhepi nuk dije “nëse do martohet ndonjëherë,” ndërsa Tarik Ramadani bëri një provë. Shkoi në Zyrën e Gjendjes Civile dhe tha se “do martohet”, por tregoi edhe parterin e tij mashkull. Punonjësa e sportelit, e irrituar, ju përgjigj: “Kjo nuk është e mundur në Kosovë”./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat