Koha e keqe pengoi mongolët të pushtonin Europën

Reportazhe

Koha e keqe pengoi mongolët të pushtonin Europën

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 00:49

Në vitin 1242, papritur, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera të Europës, duke çliruar kontinentin e vjetër nga një makth i madh. Një nga ushtritë pushtuese më të tmerrshme të të gjitha kohërave, nuk ia doli të triumfonte, në Europë.

Koha e keqe ogurzezë mund të ketë ndihmuar në përballimin dhe më pas tërheqjen e ushtrive mongole të pandalshme, të cilat kishin për qëllim pushtimin e Europës dhe kishin arritur që të përparonin deri në qendër të saj.

Në vitin 1242, hordhitë mongole vendosën që të ktheheshin sërish në tokat e tyre dhe të braktisnin misionin e nisur, pushtimin e Hungarisë, e më pas të territoreve të tjera.

I këtij mendimi është historiani italian Nicola Di Cosmo, i cili jep mësim në Institutin për Studime të Avancuara të Princeton-it. Tezën e tij ai e botoi në një artikull i cili u publikua në “PNAS”.

Prova të kryqëzuara

Së bashku me klimatologun Ulf Buntgen, të “Swiss Federal Research Institute” të Birmensdorf-it në kantonin e Cyrihut, Di Cosmo rindërtoi historinë meteorologjike nga periudha e përparimit në Europë të luftëtarëve të Khan-it, duke u bazuar në dokumente historike me dëshmitë klimatike, të cilat janë nxjerrë nga kampionet e bimëve të dushkut dhe të pishave siberiane.

Një sërë motivesh

Për disa historianë, ndalimi i papritur i mongolëve gjatë avancimit në Europën Qendrore erdhi për shkak të arsyeve politike. Një nga ato është vdekja e Ögödei-t, birit të tretë të Gengis Khan-it. Por të tjerë mendojnë, për shkak të rezistencës së fortë të kështjellave të fortifikuara të Hungarisë dhe të Kroacisë. Por një tjetër faktor mund ta ketë shpëtuar Europën nga bastisjet e tyre të egra dhe sundimi i mongolëve.

Të fortë dhe me barkun plot

Kuajt e luftëtarëve nomadë ushqeheshin me barin e ultësirave euroaziatike. Në nisje të vitit 1200, temperaturat veçanërisht të ngritura në ato territore kishin ndikuar për të gjelbëruar luginat, duke garantuar rezerva ushqimore të mëdha të kalorësisë dhe që mbështeste suksesin ushtarak të trupave.

Pa ushqim

Më pas, në vitin 1241, mongolët arritën ultësirat në kufijtë perëndimore të Hungarisë. Të udhëhequr nga nipi i Gengis Khan-it, Batu-ja, ata thyen ushtritë polake dhe hungareze. Por nuk i kishin bërë llogaritë me lehtësinë e përmbytjes së atyre territoreve. Dimri i ashpër i vitit 1242, i konfirmuar nga “kujtesa klimatike” e pemëve hungareze, solli përmbytje masive të atyre ultësirave, duke i transformuar në moçale gjigante dhe duke iu hequr kuajve burimin fillestar të ushqimit. Dokumentet historike e konfirmojnë këtë hipotezë të hedhur, duke treguar për shembull që hordhitë hoqën dorë nga sulmi ndaj një kështjelle hungareze sepse ishin të rrethuar nga kënetat.

Larg që këtu

Kështu, luftëtarët u tërhoqën duke kaluar nëpër rrugë më të thata, duke përshkuar Bullgarinë dhe duke shkatërruar gjithçka që u dilte përpara. Sipas studiuesve të tjerë, edhe pse duhet treguar kujdes në lidhje me këtë hipotezë, faktet e paraqitura nga dy kërkuesit, të bëjnë që ai të merret në konsideratë. Ndoshta mund të mos jetë e vetmja, por gjithsesi ngelet mjaft bindëse.

Detaj

Për disa historianë, ndalimi i papritur i mongolëve gjatë avancimit në Europën Qendrore erdhi për shkak të arsyeve politike. Një nga ato është vdekja e Ögödei-t, birit të tretë të Gengis Khan-it

Në nisje të vitit 1200, temperaturat veçanërisht të ngritura në ultësirat euroaziatike, kishin ndikuar për të gjelbëruar luginat, duke krijuar rezerva ushqimore të mëdha





 
 
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat