Me trup në mërgim, me zëmër dhe shpirt në vendlindje...

Reportazhe

Me trup në mërgim, me zëmër dhe shpirt në vendlindje...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 gusht 2016 Në ora: 10:11
Foto nga vendi ngjarjes

Me ndihmen e sponsorëve te kuvendit të komunës së Fushe Kosovës, Ministrive të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Diasporës, Petrol kompanisë dhe shoqatës së shkrimtarëve “Naim Frasheri” në Qendren e Kulturës në Fushë Kosovë në pranin e poeteve, shkrimtareve, krijuese letrar nga Kosova, Maqedoni, Shqipëria dhe diaspora  u mbajtë Manifestimi poetik- letrar - edicioni i pastë me radhë i cili në vitete e fundit ka marrë një rrugë të mbarë dhe cilësore për të ardhur, për tu takua, për të shkëmbyeer përvojat poetike nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata. Kete manifestim pas një fjale të shkurter e shpalli të hapi Islam Shabani, drejtor i drejtoratit  për kulture, arsim dhe sport në Fushë Kosovë.

Në këtë manifestim poetiko-letrar në të cilin mbeshtetesi  tradicional  nga shoqata e shkrimtarëve “Naim Frasheri” dhe Kuvendi i komunës së Fushë Kosovës u mbajtë ora e madhe letrare, ku  në binen e Qendrës së kulturës me poezit  e tyre defiluan gjashtëdhjetë e shtattë poet, shtatë shkrimtare dhe shumë të tjerë jashta konkurences  nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Në fund  pas dëgjimit të vargjeve të të gjjithë poetëv - juria e  bëri  shapllja e krijueseve të vitit të cilët u shpërblyen me çmimi “Naim Frasheri”. Për poezin “Prehja”  çmimi i parë iu ndau Hasan Qyqalles, çmimi i dytin për poezin “Shteglarimi” iu  nda Adem Xheladin, kurse çmin e tretë  për poezin me titullin “Natë, e para natë ishte” u shperblye Riza Graiçevci.

Në këtë manifestim letrar  çmimit të parë të medaljonit  poetik iu nda  Dibran Fyellit, i dyti Ali Prebrezes dhe i treti Izet Hotit. Në fund të manifestimit poetiko-letrar komuna e Fushë Kosovës për të  pranishhmit  shtroi drekë ne restauranin  “Guri i Plakës”.                  

Shumica e  ëndrrave dhe e frymëzimeve të krijuesve mërgimtarë kanë ngjyrim dhe aromën e vendlindjeje

Në prezencën e shumë dashamireve të librit dhe mysafireve  të tjerëve  nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni në  amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë ditën e dyte u mbajtën Takimet Tradicionale të krijuesve letrar nga mërgata dhe diaspora “Promenadë Mërgimtare”- Edicioni e katër më radhë. Para të pranishmeve të këtij takimi me një fjalë rasti u paraqit kryetari i shoqatës së shkrimtarëve në diasporë Hasan Qyqalla. Këtë takim e përshëndeten edhe përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës, Universitetin dhe shumë  të tjerë. Në takimin në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u bë promovimi i trembëdhjetë veprave të poeteve dhe shkrimtareve nga diaspora, Kosova dhe vendet tjera.

Në hapje të këtij panairi dhe  promovimit të botimeve të reja u theksua se shumica e  ëndrrave dhe e frymëzimeve të krijuesve mërgimtarë kanë ngjyrim dhe aromë vendlindjeje. Andaj dëshira e tyre ishte të promovojnë botimeve tyre letrare në vendin nga vjen fati i tyre të cilin sot po e  përjetojnë, duke i falënderuar përkrahjes nga njerëzit në Kosovë dhe diasporë. Në tempullin e Bibliotekës  Kombëtare disa prej shkrimtarëve dhe poeteve nga diaspora  e patëm fatin të takohen  me shumë dashamirë të librit me të cilët i shkëmbyen mendimet dhe përvojat e tyre letrare ... 

Krijuesit nga diaspora shqiptare  me zëmër dhe me mendje janë tok së bashku me trojet e tyre stërgjyshore

Lidhur me aktivitetin letrar,  sukseset, planet, vështirësitë me të cilat po ballafaqohen diaspora shqiptare biseduan me Hasan Qyqalla, kryetar i shoqatës së shkrimtareve në diasporë i cilin në mes tjerash na tha: “Kam kënaqësinë e veçantë  të paraqitem në emër të krijuesve shqiptarë  për gatën tonë “Bota sot” të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete dhe në vende të ndryshme të botës të cilët  janë të grumbulluar rreth shoqatave dhe klubeve të shkrimtareve në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Të gjithë ne që jetojmë në diasporë, në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare e dimë mirë se viteve të fundit  për çdo  ditë numri i të mërguarve në shtete  dhe në vende të ndryshme të botës dukshëm është duke u rritur, prandaj paralel me këtë po shtohet edhe numri i krijuesve letrarë dhe i veprimtarive të tjera të fushave të ndryshme. Andaj meqenëse në shtete  në të cilat jetojnë dhe veprojnë shqiptaret, dallojnë me orët dhe programet e pushimeve verore gjatë këtyre ditëve të korrikut dhe të gushtit, e kjo ka ndikuar që aktivitet që zhvilluam  në Kosovë, krijuesit nga diaspora shqiptare  me zëmër dhe me mendje janë tok së bashku me trojet e tyre stërgjyshore.

Pra, takimet e tillë të krijuesve letrarë, si dhe bashkëpunimi i tyre kolegjial  në  takimet  që u mbështeten  gjatë kësaj vere në Prishtinë,  Drenas, Rugovë të Pejës, Tiranë, Ulqin, Mitrovicë dhe mjedise të tjera sollën ide të reja  të një afrimi dhe bashkëpunimi më të organizuar, për çka në të gjithë  debatet  e tyre u përcaktuan për një bashkëpunim dhe afrim në mes krijuesve të diasporës shqiptare dhe strukturave udhëheqëse të Kosovës. Meqenëse takimet e tilla të krijuesve letrar nga diaspora shqiptare, si dhe bashkëpunimi i tyre kolegjial kanë sjellë forma efikase për forcimin e formave të reja të cilat sjellin  deri të format e ofrimit dhe të bashkëpunimit të krijuesve shqiptar në diasporë, gjë që solli ide të organizimit të takimeve të  përbashkëta në Kosovë ku shprehen gatishmëri për përfilljen e reformave të ofrimit dhe të bashkëpunimit edhe përkundër faktit së janë të shpërndarë nëpër botë shkrimtarët  shqiptarë pa marrë parasysh kudo që janë kanë obligim kombëtar që të jene më të lidhur me trojet e tyre stërgjyshore.

Andaj  vetë ideja e përbashkët e krijueseve nga mërgata shqiptare në të gjitha takimet të cilat i mbajte këto ditë  në Prishtinë dhe në qytete e vende të tjera anë e kënd Kosovës dhe trojeve tjera  stërgjyshore ishte një nisme e mirë e cila hapi  rrugë të reja të cilat shpijnë drejt përfilljes së ofrimit dhe forcimit të formave të bashkëpunimit të krijuesve shqiptarë në diasporë e cila dorën në zemër nuk është në vendin dhe në nivelin e duhur. Andaj të gjithë shkrimtarët nga diaspora në debatet e tyre shprehën gatishmërinë e afrimit dhe të forcimit të formave me bashkëkohore të bashkëpunimit kudo qofshin nëpër botë duke u lidhur me trojet e tyre stërgjyshore ku do të punojnë në zhduken gurëve të pengesave të deritashme të ecjes sonë përpara, pa e veçuar vetë  gjenezën e lindjes, të banimit, të bindjeve politike, fetare, si edhe të gjitha formave që armiqtë tanë po tentojnë të  mbjellin ndarje dhe urrejtje kombëtare dhe  fetare.

Poetet dhe shkrimtaret nga mërgata na tha në vazhdim  Hysen Ibrahimi, kryetar ii shoqatës së shkrimtareve në Suedi  nëpërmjet aktivitetit të ngjeshur që e zhvilluan këto ditë vere në Kosovë  ne letraret  nga mërgatë  treguam së jemi aktivë në krijimtarinë e tonë letrare me të cilën arritën ta mbajmë gjallë krijimtarinë  e tonë letrare kombëtare. Kontribut në organizimin e këtyre takimeve tradicionale pati edhe shoqata e shkrimtareve e cila  nëpërmjet saj ka mundësuar  t’i bartin vlerat dhe kulturën shqiptare atje ku jetojnë dhe punojnë, e kjo është një pasuri e madhe kombëtare. Gjatë qëndrimit të krijuesve nga diaspora shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi -  u është bërë një mikpritje  e madhe shqiptare të cilat lanë përshtypje të mëdha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat