Treva e Opojës destinacion turistik i pashfrytëzuar

Reportazhe

Treva e Opojës destinacion turistik i pashfrytëzuar

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 20 gusht 2016 Në ora: 18:04
Opoja

Doni që ta pushoni zemrën, ta çlironi shpirtin dhe të shiqoni bukuri që ka falë natyra, lugina të gjelbërta, lumej të ftohtë bjeshke, pejsazhe magjepëse, shkoni në Opojë.

Rrezë maleve të Sharrit, në Jug-lindje të rrafshit të Dukagjinit gjendet Treva e Opojës, si pjesë integrale e trevave shqiptare. Kjo trevë është e pasur me trashëgimi kulturore në të gjitha fushat, si në fushën etnologjisë, pastaj folklorit, muzikës etj.. Është treva, ku vizitorët mahniten me peizazhin e bukur të saj dhe me burimet e pashtershme të ujit. Kënaqësia që sjell natyra e bukur e kësaj ane është e plotësuar edhe me mikpritjen e mysafirit në sofrën e mbushur me ushqime tradicionale.

Gjatë pushimeve këtë verë në Kosovë pata rastin të jem i ftuar dhe të marr pjesë në dasmën e kusheririt Azem Zejnullahi në Blaq, i cili martonte dy djemtë e tij. Vërtet ishte kënaqësi të përjetosh momente gëzimi të dasmës tradicionale siq e kanë traditë opojarët të organizojnë.

Bukurit natyrore që ka Kosova pasqyrojnë përjetim të këndshëm të kësaj natyre të bukur. Janë rrënjët tona shpirtërore, besimi ynë, gjuha jonë, zakonet tona, kujtimet tona. Gjithë kjo pasuri kulturore e shpirtërore krijon shpirtin e një kombi, me të cilën jetojmë  ëndrrën tonë.

Por për fat të keq, edhe nga bashkëbisedimet me miqë të rastit siq ishte edhe takimi me ish kryetarin e Sharrit (Dragashit) z. Halim Shemsedini , është krijuar përshtypja se Treva e Opojës është e harruar nga institucionet vendore, atyre u bie në mend për këtë trevë vetëm gjatë kohës së fushatës zgjedhore!!!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat