Ish- të përdjekurit politik, të Shqipërisë, takohen në ish kampet e interrnimit në fushën e Myzeqes

Reportazhe

Ish- të përdjekurit politik, të Shqipërisë, takohen në ish kampet e interrnimit në fushën e Myzeqes

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 gusht 2016 Në ora: 17:12
Fotografite janë për ilustrim dhe janë marrë nga të dy takimet vjetore, ai i vitit të kaluar dhe ky i sivjetmi - nga vetë pjesëmarrësit, si dhe takime të tjera të ish të përdjekurve politik në Shqipëri

Megjithëse, sot duket se gjithçka, është duke u ndryshuar, ashtu si është nisur edhe drejtë harresës dhe “fshirrjes” nga kujtesa, edhe, këtë vit, të gjallët, ata të mbijetuarit, megjithse, të shpërndarë, nëpër Shqipëri, apo kudo nëpër gjithë Europën, Kanada, SHBA deri në Australi, duket, se kurr nuk do të harrojnë kampet e interrnimit, dhe presekutimin e gjatë komunist, dhe se ata po mundohen ti kujtojnë, vujatjet, por edhe të ringjallin sado pak atë pjesën më të bukur të jetës së tyre, rininë.


LUSHNJE : Më datën 20 Gusht - ditën e shtunë, ashtu si një vit më parë kur ata kujtuan 25 vjetorin e largimit të tyre, nga kampet e interrnimit, ishin një grup ish të interrnuarish, të cilët u mblodhën përsëri së bashku në një takim vjetor, të cilin ish të interrnuarit, thonë se kan si synim ta bëjnë tradicional.  
Megjithëse, ish të përdjekur politik, vazhdimisht këto vitet e fundit, po sjellin në mediet sociale kujtime, nëpërmjet, shkrimeve, intervistave, librave, fotografive dhe pikturave, apo video-montazheve, nga 46 vjetët , e burgimeve dhe të interrnimeve, ( njeri prej tyre, është i përhershëm Ligor Kokali), një vizitë një herë në vit, është më se e duhur, sidomos në këtë kohë, kur askush nuk do tja dijë se si jetuan këta njerëz, dhe se çfarë përjetuan ata.


Njëra prej ish të interrnuarave nëpër këto kampe interrnimi - Bedrie Kaba, e cila i ka vizituar për të dytin vit, në takimet e përbashkëta, e përshkruan në statusin e saj në rrjetin shoqëror, me ndenja këtë vizitë, mjaft domethense sot mbasi atat kaluan gjithe jeten ne ato kampe interrnimi. 


Mbasi, kjo është, një drejtë e tyre që sot të mbajnë takimet të përvitshëme, me ata që jetuan së bashku, në vitet e sundimit komunist në kampet e errta të internimit, të ngritur posaqërisht nga regjimi për pjesëtarët e familjeve të presekutuara, të cilat ishin nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, dhe Çamëria.


 Simbas, shënimeve të Kabës, marrë nga statusi i saj në Facebook, takimi i përbashkët kësaj rradhe, nisi nga restoranti i njohur "Blerimi" - një lokal fantastik, thotë ajo i ngritur në kohën e monizmit në hyrje të qytetit, mbi një lartësi, kurorën e ullinjëve në kodrat për karshi qytetit të Lushnjes. Qytet, ky, i cili gjatë rregjimit komunist, pati edhe 8 kampet më të egra të asaj kohe, Gjazë, Gradishtë dhe Grabian, Rapez, por edhe në Savër, Pluk, Dushk, dhe Kosovë( fshat i thellë në verilindje të Lushnjes) .
Me një ndjenjë të thellë keqardhje, që nuk i shijuan dotë në atë kohë, Kaba, shfaq sot atë nostaligjinë, e saj dhe të bashkëvuajtësev, për pamjen piktoreske të atij vendi me pamje nga larg e lart- ku ata u lindën dhe u rritën, ose jetuan të përdjekurit politik, thellë në mes të atyre fushave të pafund. 


“Prej një lartësie mbi 200 metra mbi nivelin e detit, kodra e “Breshkave” siç quhet ajo, thotë Bedria, shohim dhe shijojmë, tani mbas çerek shekulli, atë pamjen fantastike, që përhapet në atë pejsazh - para nesh, në ato fusha të pa fund, të “Fushës së Myzeqes”, që dikur, shpirtin ua morën në ato vitet e rinisë, në punët më të vështira bujqësisë, atyre djemvë e vajzave, dhe prindërve të përdjekurve politik”.


 Duhet, cekur se “Fusha e Myzeqes”,  ose “Hambari” i Shqipërisë, si thirrej në atë kohë, ka qenë e gjitha moçale dhe kenetë, e cila ka marrë shumë jet në atë kohë, nga puna me krahë e ish të interrnuarve. Këtu vinin edhe sëmundjet me origjinë nga malarja, tuberkulozi, keq ushqyerja e njerzëve, dhe punët në kushte tepër të vështira, edhe të banorve të atyre zonave, që fizikisht edhe ata përjetuan mundimin, jetën e keqe, por, jo presekutimin politik, si ish të interrnuarit......
   Duke treguar për takimin e dytë, vejtor - Bedria, thotë, se “megjithëse, këtë rradhë, nuk pati shumë kohë, për lajmërime, ngaqë edhe koha e lajmerimeve ishte e shkurtër, arritem që brenda një jave, të lajmërojmë ata që ndodheshin në Shqipëri, ose kish ardhur nga Diaspora me pushime, dhe u  mblodhëm së bashku, duke u bërë deri në pesëdhjetë veta .

 
   “Ashtu të qetê me një një  pamje medituese, duke u parë e takuar, duke ecur e munduar, nisim e të njohim njeri tjetrin, sepse, vitet, largësia dhe shpërndarja e madhe, natyrisht, që kanë bërë të sajën . Por, edhe ndryshimet e mëdha, që kan ndodhur, tani në liri e demokraci, me ish- barakat e kampeve të interrnimit - e vënë në “dyshim”, disa papritur kujtesën e çdo njerit, sidomos për të gjetur gjurmët e kasollës së baltës, ku ata kan jetuar - Mbasi, edhe gjurmët e tyre për fatkeq - sa po vijnë dhe po zhduken për çdo vjet, "erozioni i pamëshirshëm" demokraci e lri, po transformon gjithëçka mbi tokë”, thotë ajo.
Dhe, nisë e shpjegon se shumica e ish të interrnuarve, sot jetojnë nëpër Europë, në Kanda, Australi dhe SHBA. Disa prej tyre, ishin edhe kësaj radhe, prej se kur Sofokli Kuqeshi, me inisiativën e tij nisi këtë "pelegrinazh".


" Kësaj rradhe pati edhe nga ata që e kishin shtyr edhe udhtimin, nga dëshira për t’u takuar me bashkëvuajtsit e tyre, dhe shokët e jetës nga këto kampe interrnimi, shkruan Bedria, si Hysen Prengjoni ,Elami Agolli, Fadil Capa me gruan, Spiro Anastasi, Sofia Baruti me të shoqin, K. Bami, L. Capa .Petro Gjini, i cili kishte qenë në Savër në dei në 80 tën."


Më tej, tregon, Bedira, se ashtu së bashku, ata janë nisuar me makina drejtë Gjazës, njerin prej vendeve, ku të interrnuarit, kishin përjetuar vuajtjet më të tmerrshme, mbasi edhe kushtet e kampit të internimit, por edhe dsikriminimi, apo keq trajtimi, kan qenë mjaft brutal atje në Gjazë dhe Gradishtë.
Bedrija, dhe familja e saj, nuk jetojë asnjë ditë në Gjazë, por në kampin e interrnimit në Thanë, dhe Savër, të Lushnjes, mirëpo, kësaj rradhe, kur ajo e pa Gjazën, edhe sot, 25 vjet, mbasi aty jetuan të internuarit, u “tmerrua” dhe tha “O Zot ku paskan jetuar dhe si kan jetuar këta njerëz - Unë, kurr nuk e kisha parë atë vend, por se do ta besoja si paskan jetuar po te mos e kisha parë vetë”,  shkruan ajo në statusin e saj, Facebook. 


Ndërsa, ecinin ashtu duke medituar me njeri tjetrin, dhe rruga s’kish mbarim në atë fushë pa mbarim, diku ajo  pyet.... ata pranë saj- sa akoma do të ecim……? 
“Oh sa largë qytetit të Lushnjes, ishte ai vend. Savra, ku kisha jetuar,” thotë ajo; është fare afër vetëm 3 kilometra largë, qytetit të Lushnjes. Athere, me vete nisë e mendoj se kush jetoj dhe si e përjetojë, këtë vend presekutimi - Gjazën, paska qenë keq dhe me keq, në këtë kamp si një “burg të izoluar” në mes të moçaleve, të kënetës së tharë vet prej tyre.”


Mbasi, ata kan mbrritur në Gjazë, ish banorët e atij kampi, “vendalinjët” tani vijnë vërdall, secili prej tyre, për të gjetur shtëpit, e tyre, të rrënuara. Aty ku 26 vjet më parë “thuhet” se na kishin banuar  disa njerëz të mrekullushëm, pjesëtar të familjeve më të mira të kombit shqiptarë, patriot, atdhetar dhe intelektual të shquar të asaj kohe,. Prej nga pjesëtar të familjeve, të Oborrit Mbretëror, familje të ish tre ish Kryeministrave, të Shqipërisë, fill pas pavarësisë, familje të ish Ministrave të parë të qeverive shqiptare  Bajraktar, e prijësa të luftërave dhe kryengritjeve kombëtare, për liri, që rregjimi i Enver Hoxhës, i kishte perplasur aq largë, mes vuajtjesh, dhe një presekutimi të egër, si në asnjë vend tjeter, të ish kampit socialist në Europën juglindore.


“Diku, nisë e rrefen Bedria, thonë se këtu kanë pas jetuar anëtarët e Bajraktarit të Mirditës, ja ku ka qenë shtëpia e Markagjonëve , diku tjetër janë gjurmët shtëpisë së Mirakajve, familja e ish Kryeministrit të Shqipërisë, Fiqiri Dines, nga Dibra , Dine Dinja, familja e Hamit Matjanit, Familja e njohur Meraja, dhe disa familje të tjera nga Korça, Gjirokastra, Mirdita, Puka, Shkodra, Elbasani,Kukësi dhe Tropoja, e tjera “. 


Megjithëse, sot duket se gjithçka, është duke u ndryshuar, ashtu si është nisur edhe drejtë harresës dhe “fshirrjes” nga kujtesa, edhe, këtë vit, të gjallët, ata të mbijetuarit, megjithse, të shpërndarë, nëpër Shqipëri, apo kudo nëpër gjithë Europën, Kanada, SHBA deri në Australi, duket, se kurr nuk do të harrojnë kampet e interrnimit, dhe presekutimin e gjatë komunist, dhe se ata po mundohen t'i kujtojnë, vujatjet, por edhe të ringjallin sado pak atë pjesën më të bukur të jetës së tyre, rininë, e mohuar e të privuar padrejtësisht nga rregjimi.


Pikërisht, atë, të viteve të rinisë, që nuk harrohet kurrë! Atë të disa prej pjesëtrave të këtyre familjeve, fisnike, patriote e atdhetare, intelektuale, që vinin nga çdo cep i Shqipërisë, (Kosova, nga Mali i Zi , Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria), të cilën, padrejtësisht, ua patë mohuar, ose privuar, rregjimi komunist. 
Deri dikujt edhe ja pushkatuan, ose i ja varën litar rininë, nga rregjimi më i egër komunist - rregjimi i Enver Hoxhës, ndërkohë, që të mbijetuarve, nuk kan si ua kthejnë më, nuk kan si ua “dëmëshpërblejnë” më, mbasi koha tani ka bër të veten……. për ata! kudo që jetojnë......!


 Në fund të takimit të dytë vjetor, të ish të përdjekurve politik - në Savër dhe Gjazë, dhe kampeve të tjera në Myzeqe, duke e mbyllyr edhe këtë “pelegrinazh” me një drekë, simbolike, në një lokal, aty afër, thotë Bedrie Kaba, ku akoma më tepër, duket se ndjehet, ajo dashurija dhe mirësija, malli për njeri tjetrin, ndamë mendimet tona për të ardhmen e këtyre takimeve, vazhdimësinë e tyre, që heren tjetër ta bejmë së bashku me fëmijët tanë. 


Pra, tregon ajo :“Kalaum, kështu disa orë të kënaqëshme me njeri tjetrin, duke pyetur për gjithçka, dhe për çdo njerin nga ne, që jetojë dhe ishte banorë nëpër ato kampe, i interrnuar apo jo . Dhe, në fund prap se prap, nuk mund të ikinim secili prej nesh, pa parë edhe një herë Savrën. Aty ku, vëllezërit Bami, na ftojnë krejtë mirësi e bujari, të ulemi dhe shijojmë një kafe, aty në Savrën, ku kaluam vitet më të vështira, e të “bukura” të jetës sonë”, përfundon shënimet e saja nga takimi i dytë vjetor, të ish të përndjekurve politik në kampet e interrnimit në Lushnje, Bedrie Kaba, një ish e interrnuar me familjen e saj në Thanë dhe Savër nga Peshkopia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat