Sot, ditë e madhe për kombin shqiptarë, shenjtërimi i Nënë Terezës

Reportazhe

Sot, ditë e madhe për kombin shqiptarë, shenjtërimi i Nënë Terezës

Nga: Dashnim HEBIBI, Vatikan Më: 4 shtator 2016 Në ora: 09:06
Vatikan

Edhe bashkëkombas nga Lugina e Preshevës në mesin e vëllezërve dhe motrave nga e gjithë shqiptaria. Flamuri kombëtar kuq e zi, ai i Dardanisë e tek tuk shihej edhe i Kosovës.

Pardje dhe dje, bashkëkombas nga katër anët e botës, iu kishin drejtuar Romës, konkretisht Vatikanit, për të marrur pjesë në shenjtërimin e Nënë Terezës. Dikush me aeroplanë, shumica me autobusa e vetura, qëllimi kryesor, për të përjetuar emocionet e një dite të madhe të kombit tonë. Shumë mërgimtarë kishin ardhur nga Zvicra, me që ky shtet nuk është edhe aq larg nga Italia, të organizuar por edhe vetëm me familjet e tyre. Kështu ndodhi edhe me disa familje nga Vitia, Ferizaji, që jetojnë dhe veprojnë në Turgau e St.Gallen, që të shtunën ashtu sikurse që kishin marur pjesë në Lumturimin e Nënë Terezës, duan që të jenë pjesë e kësaj feste të madhe edhe në Shenjërim.

Romë, 03.09.2016, ishte ditë e madhe poashtu për ne shqiptarët, lirisht mundet të thuhet, se si asnjëherë më parë nuk është folur shqipja në këtë qyter sikurse sot. Dikush kërkonte bus e taksi drejt Vatikanit.

Nga Medvegja, Presheva e Bujanoci, edhe pse munguan apo nuk ishin ftuar ndoj personalitet, si zakonisht, ishte familja Selmani, me z.Fadil Selmani me familje, me bashkëshorten dhe vajzën, sekretar i Shoqatës Humanitare „Medvegja“ në Zvicër, z.Llukman Halili, nga Tërnoci i Bujanocit, president i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore dhe Dashnim Hebibi nga Presheva, drejtor i këtij instituti.  Bazilika e Shën Palit, ishte e përmbushur me bashkëkombas nga të gjitha fushat e jetës, politikanë, bëmirës, teolog të ndryshëm të besimeve të ndryshme. Teksa pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova Rita Ora, soprapranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj.

Producentja e koncertit, Diana Toska,u dëshmuar se kishte punuar shumë deri te organizimi i këtij evenimenti të madh. Në koncert u dëgjua edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë. Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora kishte mbërrirë më datë 2 shtator në Romë e në këtë koncert ku këndoi edhe sëbashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho këndoi himin “Panis Angelicus” (Bukë për ëngjëjt)një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino ndërsa “Thais Meditation” i Massenet erdhi nën tingujt e violinës së Shkëlzen Dolit. Në vijim të koncertit, “Panis Angelicus” u interpretua nga sopranoja Ermonela Jaho ndërsa “Fjalët e Qiririt”, të Limos Dizdarit, nga tenori Ramë Lahaj. Koncertin e kanë ndjekur edhe personalitetet më të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova. Nga disa media u raportua se ishte i pranishëm edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por ai nuk ishte, ishin presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, lideri demokrat, Dr.Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Kryeparlametari Kadri Veseli, ministra nga dy qeveritë, ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, bashkëshortja e presidentit Rugova, vajza e presidentit Rugova deputetja Teuta e deputetë të tjera të Parlamentit të Kosovës, munguan figura politikanësh nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës është shënuar si ngjarja kryesore e Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Në përgjithësi, thuajse të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me organizimin e këtij evenimenti, ku për 90 minuta ishte përplot me emocione. Aty rreth orës 23.30 tregoi edhe përfundimin e evenimentit.

E sot, 4 shtator 2016, sapo u panë rrezet e diellit, menjëherë iu drejtuam Sheshit Shën Pjetri, por ishte i sërmbushur.  Ashtu edhe siç na njoftoi dje, veprimtari i dëshmuar, apo ambasadori shpirtëror i shqiptarëve, që jeton dhe vepron në Vatikan, nga Mirdita e Shqipërisë, z.Ndue Antonio Lugjua, ka pelegrinë që sonte kalojnë natën në brendësi të Vatikanit, për të zënë vend, me që pritet deri në një milion vizitorë të jenë të pranishëm. Media të ndryshme, si ato nga Italia, por edhe nga Shqipëria e Kosova. Dita e diel pra e sotmja, do të shënohet në Kalendarin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Na ka mbetur edhe pak minuta deri te shenjtërimi. Për më vonë, në përgjithësi, do të shkruajmë një reportazh me foto enkas për këtë ngjarje nga kocerti i mbrëshëm dhe nga shenjtërimi, gjëra interesante, ato që nuk mundet ti kap dot syri i kamerës, emocionet e të pranishmëve, me prononcime eskluzive. / Dashnim HEBIBI, Vatikan

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat