Për ty Çamëri , sot e gjithë shqiptaria, nga Lugina e përlotur gjerë në Prevezë

Reportazhe

Për ty Çamëri , sot e gjithë shqiptaria, nga Lugina e përlotur gjerë në Prevezë

Nga: Aziz Bytyqi Më: 6 shtator 2016 Në ora: 10:22
U mbajt Ora Letrare nën organizimin e Sfoqatës së Shkrimtarëve “FENIKSI” të Luginës së Preshevës ne SARANDË - KONISPOL.

Në kuadër të aktiviteteve kombëtare dy ditore në Sarand dhe në Konispol ishte tribuna për çështjen çame në të cilen diskutuan udhëheqës të grupeve nga mbarë  etnikumi i shqiptarisë,shpalosen referencat e tyre të karakterit historik e atdhetar.Në kuader të të gjitha aktiviteteve që u mbajten, u mbajt edhe Ora Letrare,ku poetet e të gjithë trojeve shqiptare i  shpalosen poezit e tyre, të kushtuara vëllezërve çame të Çamërisë

Krijuesit e letrave shqipe,poetet i shkruajn dhe i këndojn vargjet më të bukura kombit të tyre,viseve të tyre.Në këtë radhë nënë organizimin e Shoqatës Demokratike Shqiptare “ÇAMËRIA” në Holand,nga kryetari i Shoqatës  së Shkrimtarëve “FENIKSI” të Preshevës,Medvegjës dhe Bujanovcit z.Bilall Maliçit u organizua Mitingu i Poezisë me një Orë të madhe Letrare në Sarand, ku moren pjesë shumë,poet dhe poetesha,  krijues e krijuese nga e gjithe shqiptaria siç thot profesori  Rexhep Abazi,bartes i ketij organizimi,krijues të shkruar të letrave shqipe.Kryetari i Shoqates se Shkrimtareve “FENIKSI” z.Bilall Maliqi këtë orë letrare e quajti “Lugina e Përlotur”,siq e quajnë Kosova Lindore, kushtuar vëllezërve çame të Çamërisë.Si  çdo here nga të gjitha trevat shqiptare,Mitingu  Poezisë,promovime librash,manifestime të ndryeshme kulturo-letrare i mbledh poetet,shkrimtaret,krijuesit,artistet,këngetaret e Estradës Kombetare për të manifestuar së bashku,e këtë rastë pas një rrugtimi të gjatë nga Prishtina gjerë në KONISPOL, z.Bilall Maliqi i mblodhi shumë poet e poetesha dhe e bëri një orë të madhe letrare në perlën e bregdetit më të bukur shqiptar në Sarand.Fillimisht oren letrare e hapi kryetari i SHSH “FENIKSI” Bilall Maliqi i cili me një ngrohtësi shpirtërore i përshendeti të gjithë pjesmarrësit.Fillimisht ai para të pranishmeve theksoi: Neve sonte me këtë orë letrare po ja kushtojm vëllezërve tanë came.Çështja çame është një problem i drejt dhe duhet zgjidhur patjetër.Sot problemi çame ka filluar të bëhet i njohur edhe jasht vendit, ku zëri ynë po triumfon në vendet më të zhvilluara demokratike të diplomacies ,siç është Brukseli diplomatik botëror.Në fund z.Maliqi i uroi poetet e artë pjesmarrës. Moderatorja dhe poetja Elmaze Mulaku, ftoi poetin Muhamet Krasniqin nga Damaneku i Malishevës për ta recituar vjerrshen e tij kushtuar Çamërisë.Dhe kështu fillojë ora letrare ku në  valët e shpirtit notojnë krijimet e krijuesve të poeteve pjesmarrës nga Presheva  deri në Konispol.Pastaj me radhë u ftua ta recitoj poezin e tij kushtuar Plisit të bardhë Aziz Bytyçi  i cili pos recitimit të tij ai edhe e aktroi këtë  vjerrsh të Plisit.Në vazhdim u ftua profesori i gjeografisë nga Gjilani z.Ismet Azizi i cili këtë orë letrare e pasuroi me kumtesen e tij rreth  zhvillimeve historike dhe gjeografike të trojeve shqiptare e posaqërisht të kësaj ore letrare e cila i dedikohej vetëm çështjes Çame, për të cilën z.profesor Ismet Azizi  tha se: E kemi marrur këtë rrugëtim deri në Konispol për të  marrur pjesë në koferencen paqësore për sensibilizimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare të popullit shqiptar të Çamerisë.Ku juve poetëve dhe poeteshave ju lumtë për mos pritimin e ardhjes tuaj duke ju bashkangjitur këtij karvani aqë me vlera të mëdha të çështjes së kauzës shqiptare, ku edhe me organizim të ores letrare , me krijimin e poezive të thurëra për çamet e Çameris po e dëshmoni kontributin tuaj, pra ju lumtë përfundoi profesor Ismet Azizi.Në vazhdim me një pike ritmike me fyell u ftua profesori Rexhep Abazi , i cili për pakë minuta i dha atmosfer ores letrare.Pastaj vjerrshen e saj e recitoj poetja e radhës, e në këtë orë letrare ishte edhe moderator zonjusha  Elmaze Mulaku nga Vushtrria.Pos recitimit të poezisë të saj ajo i lexoj edhe dy poezi të kryetarit të SHSH “FENIKSI” të Medvegjes,Bujanovcit dhe Presheves z.Bilall Maliqi.Në këtë karvan të organizuar nga Shoqata Demokratike “ÇAMËRIA” në Holandë iu bashkangjit edhe vëllau i Fahredin Tafallarit,patriotit të palodhur për kauzen shqiptare dhe njëherit bashkëveprimtarë i vëllezërve Gërvalla dhe Zeka ,z.profesor Xheladin Tafallari ku ishte prezent edhe në oren letrare,ku prezenca e tij e nderoi këtë orë letrare kushtuar vëllezërve çamë të Çamërisë.Ai me fjalët e tija tha se:unë sotë jamë i nderuar që ju bashkangjita këtij karavanit .Në të gjitha aktivitetet që po i bëjmë dhe, është koha që tani  vendet me demokraci të lashtë,miqët  tanë nga Amerika,Britania e Madhe e Gjermania ta fillojnë punën për çshtjen e tokave tona shqipëtare e në këtë rast për të cilën kemi marrur sotë këtë rrugë ,për çamët e Çamëris. Në vazhdim u ftua poeti nga Hasi i Kukesit z.Xhevahir Asllani Gjini me poezin e  e krijuesit dhe poetit te madh Tropojan Bajazit Cahanit siq e quan poeti HOMERI i ti,me poezin "NEN ARME".Ndersa ne vazhdim me poezit e tyre u prezantuan poetet si , Bajram Bytyçi,Rrahman Hyseni,Bilall Maliqi,Albert Habazaj nga Vlora,profesori dhe poeti i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves Izet Shala me vjerrshen e tij kushtuar Çameris "PËR TY ÇAMËRIA IME",pastaj poeti nga Malisheva njeherit ne institucionet shtetrore udheheqes ne sektorin e kultures ne Malisheve  Mejdi Krasniqi, pastaj profesor Fadil Javori,profesor Hajrullah Bytyçi e shumë e shumë poet të tjer.Gjatë leximit të poezive të mbi  40 poetëve pjesmarrës,

juria profesionale në përbërje nga Nehat Ramizi (kryetar),Shpend Bisheva dhe Elmaze Milaku anëtar, vendosen që  çmimin fitues t’ia ndajë poetit  nga Medvegja z.Rrahman Hysenit me poezin  e perzgjedhur te tij kushtuar “NËNËS”.Kryetari i  SHSH “FENIKSI” z.Bilall Maliqi gjatë dhënjës së mirënjohjes potencoi se:Kjo është një orë e veqant letrare me qenë se koincidon me këtë udhëtim lidhur me çështjen e pazgjidhur Çame,  ky  udhëtim ka për synim sensibilizimin e çështjes  çame lidhur me të drejtat e cenuara nga pala greke.Kjo orë letrare e poezisë e ka efektin e vetë sepse garuesit garuan me poezit e tyre të ndryeshme.Dhe kjo është hera e pare që SHSH “FENIKS” organizoi orë  letrare të këtij formati,Prishtinë,Tiranë,Sarandë e Konispol. Fituesit, Rrahman Hysenit  i  deshirojmë shumë suksese  në jetë duke na sjellur edhe më shumë poezi  si  dhe poetet pjesmarrës , ju lumtë.Në fund të ores letrare kushtuar çamëve të Çamërisë të gjithë të pranishmit mbi dyqind pjesmarrës në shoqërim të këshilltarit permanent të Shoqatës  Demokratike “ÇAMËRIA” në Holandë , profesorin Rexhep Abazin shkuan në njërë nga restaurantet më luksoze të Sarandes për të darkuar,ku deri në oret e vona të mbrëmjes, poet,artis,historian shkëmbyen mendimet e veta ndërmjet veti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat