Saranda - një Floridë e vogël e bregdetit shqiptarë

Reportazhe

Saranda - një Floridë e vogël e bregdetit shqiptarë

Nga: Beqir SINA Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:10
Saranda

Në kuadrin e një udhëtimi të gjatë, nëpër Kosovë, Shqipëri, dhe trojet shqiptare, këto ditë vjeshte, promovimi i turizmit shqiptarë, më tërhoqi dhe më mahniti me bukuritë e rralla të saj. Mbas vizitës time në bukuritë magjepse të alpeve të Shqipërisë, Tropojës, dhe duke zbritur në Malëcinë e Gjakovës, kryeqendren e saj Gjakovën, më pas Rrafshin e Dugagjinit, Pejën, dhe më poshtë Prizerenin, Rahovecin, e rrethinat e tij, rrugëtimi im vazhdojë në Kukës, Rreshen, Milot, Laç, Fushë Krujë, Tiranë, dhe disa ditë në Përmet, "qytetin e Poeteve dhe të Trandafilave"- Tre Urat, Këlcyrën, Tepelenën e Ali Pashait, dhe një vizitë disa ditore në Sarandë, për të vazhduar me Borshin, Porto Palermon, Himarën, Dhermiun, e Vunoin deri sa të mbrrijë në Vlorë.

Sarandën, e kisha dëgjuar heret, mbasi disa nga fqinjët e mij - në kasollet e kashtës në kapmpin e interrnimit në Savër, (Kokali, Kalivjoti, Guveli, Buzi,Daka,Anastasi, dhe Xani, të cilët janë sot edhe miqt e mi të përjetshëm, -prej nga koha e keqe e interrnimit, ishin pikërishtë nga Sranda. Mirëpo, për her të parë këtë qytet e kam "vizituar" si ushtar i xhenjos, kur në vend të armës na ishte besuar lopata, për mbrojtjen e vendit nga armiku, duke ngritur si "kërpurdhat" bunkierët, të cilat na thuhej në atë kohë si po i ngrinim atobunkier për tu mbrojtur ndaj rrezikut të Flotës së 6të Amerikane, e cila kishte një bazë në Greqinë fqinje........

Dhe. hera e fundit në kontaktet e mija me perlën shqiptare, Sarandën, ishte një mbrëmje e 4 vjet më parë, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda” nga Qendra Kulturore Pjeter Arbnori, artistja Floriana Paskali.

Image


Shfaqja e këtij dokumentari natyrishtë që ka bërë efektet e veta, tek shumë shikues, dhe sidomos tek mua që me zor po prisja të vizitoja edhe një herë Sarandën, mbas asaj shfaqje mjaft tërheqës, që i është bërë këtij qyteti në kineman “Cinema Village” në qytetin e New Yorkut në zonën ku ndodhen një serë kompleksesh të kinemave të njohura të qytetit.

Premiera e dokumentarit “Shqipëria e bukur – Romanca Joniane – Saranda”, ishte ashtu siç është vërtet Saranda, me një paraqitje të birlantë të asaj bukurie të rrallë natyrore të bregdetit të Sarandës.

Në premierën e dokumentarit “”Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, është dokumentar, të cilin ju mund të shikoni live, në se planifikoni të vizitoni vetë Sarandën, këtë “Parasjen – Paradise” e riverës shqiptare – në bregdetin e detit Jonë.

Ngado që ta vështrosh qytetin të sillen për rreth teje, pamaje të cilat nisin me qytetin e bukur të Sarandës, për të vijuar me tej me:Detin e Manastirit, mozaikët e lashtë në “dyshemen” e tij, Manastirët e Mesopotamit, Kostanin, Kishën ortodokse Saint Geroge, etj, qytetin e lashtë i Foinike, edhe kështjella e Ali Pashës, Kalaja e Lekuresi dhe ajo e Borshit si dhe kompleksit bektashian në Rusan.

Pikiatë përgjatë rrugës së re, futesh menjëherë në ujin e kristaltë, ujë i pastër si “pika e lotit”, vënde vendë edhe rërë, plazh me guraleca, shkëmbinjë të “çarë” nëpër një mori galerish në formë “Jacuzzi” natyralë, në mes të shkëmbinjëve bregdetar që rihhen nga dallgët e detit Jone.

Vizita më tej vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinjë e protokalle, dhe furta tropikale(banane ne mes te qytetit), deri sa zbret në plazhet e madhështore të Kakomes, Bunets, Borshit, etj … nga pamjet e mahnitshme të Parkut Kombëtar të Butrintit( mbrojtur nga UNESCO), Plazhet e Ksamilit, burimi i “Syrit të Kaltër” Plazhet e Borshit, deri tek një vështrim i gjatë që “bie” më poshtë në jug, në vargun e plazheve shkëmbore, “përqafuar” me njëri tjetrin përmes një bukurie tjetër përrallërore –deri në Plazhet e Qeparoit e duke vijuar deri në Qafën e Llogaras.

Kudo nga kjo vizitë dallon menjëherë dhe fare lehtë, vlerat historike e natyrore,të këtij qyteti Sarandes, ndërsa pushon pak në ndonjë lokal të cilët janë të shumtë,dhe shijonë me kete rast edhe ushqimet e pergatitura nga kuzhinat bregdetare, sidomos ato me "fruta deti", ose ka edhe te tjera lokale me ushqime dhe zakonet e traditat banorëve, bregdetar mish te pjekur ne hell dhe kukurrec.

Image

Rënja e komunizmit, dhe hapja e Shqipërisë, i ka dhënë shumë vlera turistike Sarandës, për promovimin e këtij bregdeti me një klimë joshëse për vizitorët – sidomos atyre të turistëve të huaj, te cilet ne cdo sesion i gjen te ardhur nga vendet skandinave, gjerman e hollandez, apo nga Europa lindore, polonia , cekia, hungaria, dhe rusia, por cdo sesion gjen edhe vizitore te shumte nga e gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare e diaspora, ku disa pej tyre kan blere edhe banesat e tyre ne sarande.

Saranda, ka një turizim vjetor i cili fillon qysh në hapjen e sesionit të plazhit, dhe ashtu si Karaibet ose Florida në SHBA, vazhdon me turizmin gjatë gjithë vitit .

Ish Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në SHBA, z. Dritan Mishto, në shfaqjen e dokumentarit për Sarandën, në “Cinema Village” në Mahattan – New York, me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda”, pati thënë se “Jemi mbledhur në këtë sallë kinemaje, për të ndjekur një dokumentar, i cili në fakt, mbasi ju t’a shikoni patjetër që do të “fluturoni” për një moment “në mendjen” tuaj – të ngacmuar nga ndjenja që ndoshta, edhe për t’a shijuar, qoftë edhe një sesion veror edhe ju atë mrekulli që e ka krjuara natyra Bregdetin e Sarandës” tha zoti Mishto.

Kurse Presidentia e organizatës së gruas shqiptare në Amerikë ” Motrat Qiriazi” Dr. Anna Kohen mbasi ka parë dokumentarin televizivë për Sarandën, thotë se " Jam e bindur, se ndonjeri prej jush do të grishet nga ky dokumentar, për të shkuar në Shqipëri, këtë verë dhe për të ndaluar një sesion pushimesh në në perlën e riverës së Jonit Bregdetin e Sarandës. Unë vetë theksojë ajo jam e lumtur për këtë, sepse ne kemi çfarë t’i tregojmë edhe Amerikanëve miqve tanë me këtë bukuri të rrallë, nëpërmjet filmit dokumentar “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.

Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur ne një shpat mali.

Image

Gjeografia

Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon.

Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint.

Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti[2].

Qishmëdhe/ja - kishë nën dhe, në krye të malit të Gjashtës, në JL. Ky emër shqip është zëvendësuar me atë grek, Sarandë, për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë greke, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun i Shqipërisë. Ky vend - tregojnë të moshuarit - dikur heret ka qenë kthyer në një vend pelegrinazhi, është trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Me kohë, pas ndërtimit të kishës sipër, ka humbur emri shqiptar Qishmëdhe, duke fituar ngarkesën e re fetare Onkezmo Qishmë dhe - Sarandë. Shizma 1041, ndarja e kishës katolike nga ajo ortodokse. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, Qishmëdhe - ja është emëri autokton që zëvendëson Onkezmus e Saranda. Ky emër ka rezistuar qysh nga koha e lashtë e gjer tani. Tregojnë se ky vakëf (Qishmëdheja) ka pasur 900 dhi malteze pëlleja. Kur mileshin dhitë lartë te kisha, qumështi do të kalonte me tubo qeramikeje poshtë në disa depo të ndërtuara qysh në atë kohë, dhe që sot po shkatërrohen me buldozera për ndërtimet pa plan, që po bëjnë qytetaret.

Image

Demografia

Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e qytetit të Sarandës u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në rënien e komunizmit në vitin 1992. Pas kësaj date, qyteti i Sarandës kishte rritje të shpejtë së popullsisë kur shumë shqiptarë nga rajone të tjera u vendosën atje. Emrat e mëposhtme janë të njerëzve dhe familjeve që u vendosën në Sarandë deri 1945.

Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i të ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shumë bujqesinë dhe blegtorinë. Edhe pse pas komunizmit prodhimi është shumë i pakët. Në zonën përreth Sarandës u ndërtuan me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance.

Historia

Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një "boom" i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije.
Saranda ne kohët e hershme

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).

Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret.

Image

Popullsia dhe qyteti në shekullin 20

Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative.

Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh.

Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë.

Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet.

Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë.

Zhvillimi i qytetit në kohën e sotme

Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera.

Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal.

Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen tre kanale televizive lokale, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhedisa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze.

Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët.

Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit.

Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës.

Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji, gici dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.

Tradita Kultura Shqiptare - Rrënojat e lashta: Mozaiku

Saranda e sotme, (që e ka origjinën nga Hagioi Saranda – manastiri i Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar në shek. VI në majë të malit që ngrihet mbi qytet), është një nga portet bregdetar të Epirit të Vjetër, në ekstremin jugor të Shqipërisë, përball ishullit të Korfuzit, dhe 20 km nga Butrinti. Njohja e urbanizmit të saj si dhe studimi konkret i monumenteve, paraqet vështirësi, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik. Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagoge, të shek. V e VI në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003.130 Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian.

Motivet, ngjyrat dhe teknika e punimit janë të njëjta me mozaikun e dyshemesë së dhomës me menorah. Të dy dyshemetë, duhet të jenë realizuar në të njëjtën kohë. Në ndërtimet-ambiente që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit, i shënuar B në plan, i cili është i futur pjesërisht në tokë dhe duhet të jetë bashkëkohor ose me krijimin e mozaikut të fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Mesa duket bëhet fjalë për rezervuar ritual, mikva’ot, të fesë hebraike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat