Shkolla shqipe vatër e dashurisë - kushtuar Atdheut

Reportazhe

Shkolla shqipe vatër e dashurisë - kushtuar Atdheut

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:48
Fatoset mërgimtar me duar të hapura- shqiponjë bashkë me mësuesen e tyre Miradije Gashin - ruajnë në zemrat e tyre . zjarrin dhe dashurin për atdheun

Shkolla shqipe, si pjesë integrale e sistemit edukativo - arsimor kombëtar  e cila ka për objektiv  shkollimin e fëmijët tanë në mërgim që të mësojnë  shkrim-leximin në gjuhën shqipe, të kultivojnë letërsinë shqipe, të njohin historinë, gjeografinë etnike,  artin, kulturën dhe të traditën kombëtare, të cilat e ruajnë  identitetin kombëtar të fëmijëve tanë

Shqiptarët janë popull i lashtë autoktonë në kontinentin Evropian, me një histori mijëra vjeçare të ngarkuara me luftëra, rrudhje kufijve, pushtime, përndjekje nga të cilat kanë përjetuar dhimbje dhe torturat  të  pa para antinjerëzorë, emigrime të një pas njëshme nëpër epoka. Për kundër këtyre përjetimeve të dhimbshme, shqiptarët kanë mbijetuar, duke trashëguar gjuhën e tyre amtare, duke ruajtur doket dhe zakonet, artin, kulturën dhe traditat kombëtare, të cilat ishin dhe mbetën bërthama, shpirti dhe zemra e çështjes kombëtare.

Image
Mësuesja Gashi, edukatore, krijuese letrare me krenari e bartë plisin bardhe në kokë

Hapja e paraleleve të shkollave shqipe me mësim plotësues në diaspore- shpëtimtare të asimilimit

Nga biseda të cilën e zhvilluam këto ditë me të vyeshmen në diasporë, Miradije Gashin, veprimtare, mësuese, krijuese dhe aktiviste e palodhshme  e cila me krenari po e barte plisin e bardhë mbi kokë mësuam së kontingjenti i emigrantëve shqiptarë të përndjekur nga trojet e tyre stërgjyshore  nga pushtuesi  shekullor kurrë nuk u pajtuan me ta - u  detyruan  pa dëshirën e tyre ta marrin botën në sy me familjet e tyre, prej të cilëve kategoria më e dhimbshme ishin dhe janë fëmijët, këta engjëj që po  shihen në fotografit e reportazhit tone  të cilët pa fajin e tyre u detyruan të emigrojnë dhe sot me prindit e tyre jetojnë  në  shtete të huaja, me një gjuhë, me një  kulturë dhe veprimtari të tjera në atdhe të huaj.  Për këtë kategori të dhimbshme,  duke  punuar shumë,  intelektualet, veprimtarët kombëtarë, prindër,  mësuesit  të cilët jetojnë  në diasporë falë aktivitetit intensiv të tyre,  gatishmërinë të kuadrit tonë profesional arsimor në diasporë, mirëkuptimit të organeve gjermane, organet arsimore të Kosovës, në Gjermani u hapen paralelet e  shkollave shqipe me mësim plotësues në çdo kënd, qyteteve, pse jo edhe në  fshatra, aty ku ka pasur vullnet, edhe fëmijë shqiptarë.

Shkollat shqipe në Gjermani - si na tha  bashkëbiseduesja e jone e vyeshmja - Miradije Gashi,  në dekadën e fundit është duke dhënë një kontribut të madh në edukimin e rinisë në  mërgatë- ku ekzistojnë një organizim i fuqishëm. Të zëmë për disa lende në gjuhën  gjermane,  mësuesit e shkollave shqipe i paguan Ministria e Arsimit gjerman, kurse në disa lënde nuk ndajnë paga, por mësuesit tanë punën e tyre e zhvillojnë në baza vullnetare. Nëpër disa  shkolla  shqipe  mjaft aktive si në Stuttgart të Gjermanisë. Aty kemi një mësuese shumë aktive, një veprimtare të përkushtuar kombëtare, një krijuese të dëshmuar  e cila me punën e saj me fatosat shqiptarë në mërgim, pa anashkaluar edhe vështirësitë të cilat shfaqen nëpër kohë ka shënua rezultate  inkurajuese.

Image
Kori i nxënësve duke ekzekutua një këngë para publikut     

Shkolla shqipe  kane për objektiv që fëmijët  në mërgim të zotojnë  shkrim-leximin, letërsinë shqipe, artin, kulturën dhe traditat kombëtar 

Një mësuese me vullnet të madh, me pamje krenarie, gjatë bisedës me të nxirrem  kuptimin e plotë të tërë angazhimit, të shkollës  shqipe në mërgim  te cilat janë  dashuria e atdheut. Në vazhdim të bisedës  Miradije Gashi,  na tha së shkolla shqipe si pjesë integrale e sistemit arsimor  në diasporë ka për objektiv që fëmijët tanë  të zotojnë sa më shumë shkrim-leximin në gjuhën shqipe, të kultivojnë letërsinë shqipe, të njohin historinë  dhe gjeografinë etnike të trojeve tona stërgjyshore, artin, kulturën dhe traditën kombëtare, të cilat ajo i sheh si faktorët kryesorë për ruajtjen e identitetit kombëtarë  të fëmijëve tanë. 

Po ashtu në edukatoret shqiptarë në punën e tyre  e  ndajnë respektin  e mirënjohëses - ndaj vendit mikpritës gjermaneve. Po ashtu synojmë të i nxisim fëmijët të lexojnë vepra letrare shqipe, te dëgjojnë emisionet e radio-televizioneve në gjuhën shqipe, leximin e revistave shqipe, ku fëmijët të kenë hapur një dritare të atdheut, nga e cila ruajnë në zemrat e tyre, zjarrin e dashurisë për atdhe. 

Image
Nxënësit bashkë me arsimtaren e tyre Miradije Gashin gjatë aktiviteteve të lira

Shkolla shqipe në qytetin e Shtutgardit  ku   gjithsejtë  veprojnë  shtatëdhjetë e dy nxënës. Me punën  tonë – na tha Gashi i  ndihmojmë  fëmijët mërgimtare në tejkalimin e pengesave, arritjen e sukseseve në shkollimin e rregullt në shkollat gjermane. Jashtë orarit mësimor, me nxënës shqiptarë punojmë  edhe në aktivitete të lira, me qëllim të kultivojmë dhe të nxisim,  të zhvillojmë talentet në fushat e artit, të letërsisë,  të muzikës, e forma tjera të shprehjes dhe krijimit artistik. Të arrijmë gjitha këto, duhet ti punë dhe mundim me sakrifica, ku e ndiejmë një krenarinë shpirtërore e kombëtare, thotë mësuesja Miradije Gashi. Këto aktivitete janë të lloj- llojllojshëm, sidomos gjatë kremtimeve të festave kombëtare, shkollore, kuis diturive, programe sportive, takimeve  kulturore kombëtare  e të tjera.

Duhet punë me një përkushtim, këtë e kemi dëshmuar me aktivitetet  tona - të cilën gjë e përherë me aktivitete tona  kemi lënë mbresa dhe një interesimi i madh, te bashkatdhetarëve tone, por edhe i qytetarëve gjerman që na ndjekin me interesim, kur demonstrojmë vlerat tona kulturore kombëtare, të cilat i  japin një gjallëri e gëzim qoftë te ne arsimtarët, bashkatdhetarët të cilët janë shumë tërheqës të fëmijët tanë me këto aktivitete e kjo na gëzon pa masë, kur shohim të rinjtë tanë në mërgim të cilët me dashuri e interesim të madh ruajnë bërthamën kombëtare, thotë e buzëqeshur mësuesja dhe aktivistja e vyeshme Miradija. Këto organizime nuk i bëjmë me të gjithë nxënësit bashkërisht thotë mësuesja. Kemi hulumtuar prirjet e talenteve të çdo fëmijë dhe  ato i bëjmë në grupe, ashtu sipas talentit të tyre - na tha ne fund të përgatitjes të reportazhit tonë  mësuesja e vyeshme mërgimtare Miiradije Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat