Të dish të shkruash do të thotë të dish të shprehesh me shkrim një mendim

Reportazhe

Të dish të shkruash do të thotë të dish të shprehesh me shkrim një mendim

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:34
Nxënësit e klasës I-3 me mësuesen e tyre pas kuvendi dhe muzeut në vizitë institucionale në Stacionin e policisë në Deçan

Synimi kryesor i mësimit të gjuhës amtare shqipe në klasën e parë të shkollës fillore në Kosovë dhe Deçan është të dish të lexosh. Nuk do të thotë të dish të lexosh shkronjat, të dish të lexosh do të thotë të lexosh e të kuptosh një letër, një dokument, një album, një gazetë, një libër e shumë gjera të tjera. Të dish të shkruash nuk do të thotë të dish të shkruash shkronjat; të dish të shkruash do të thotë të dish të shprehësh me shkrim një mendim, një përjetim, një ndjenjë  dhe shumë gjera të tjera. Mësimi i gjuhës shqipe në klasë të parë vijon dhe plotëson punën e nisur në arsimin parashkollor.

Megjithatë vetëm në klasën e parë të shkollës fillore nis përvetësimi sistematik i leximit dhe shkrimit. Lidhja e këtyre dy etapave është një moment delikat për mësuesin, që ka për detyrë t’i mësojë fëmijët të lexojnë e të shkruajnë. Në këtë kuptim duhet të ketë vazhdimësi në kalimin nga arsimi parashkollor në arsimin fillor. Leximi dhe shkrimi lidhen në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin.

Trajtimi dhe zgjidhja hap pas hapi  problemeve që dalin për mësimin e leximit dhe të shkrimit të shkronjave, të rrokjeve, të fjalëve, të fjalive, të teksteve të nxënësve në klasat e para të shkollës fillore lejon të formohen një shprehi efikase dhe të qëndrueshme nga ana e nxënësve.

Thelbin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë, po edhe në klasë të parë e përbëjnë zhvillimi i aftësive dhe shprehive për të dëgjuar, për të folur, për të lexuar dhe për të shkruar. Fëmijët e mësojnë gjuhën amtare në klasë të parë me anën e të dëgjuarit. Fjalori pasiv i nxënësve  të kësaj moshe është shumë më i madh se sa fjalori aktiv, prandaj ata kuptojnë shumë më tepër sesa janë të aftë të shprehen gojarisht.  Përmes të  dëgjuarit ata mund të kuptojnë se fjalët përbëhen nga tinguj, çka është me rëndësi dhe do t’u shërbejë në procesin e të mësuarit të leximit dhe të shkrimit. Për këtë arsye fëmijëve duhet t’u flitet, t'u këndohet dhe t’u lexohet sa më shumë. 

Image
Mësuesja Matjane Tolaj duke hapur kremtimin e festes së abetares

Fëmijëve duhet t'u ofrohet mundësia që edhe ata vetë të flasin sa më shumë

Studimet tregojnë se fjalori aktiv i fëmijëve të moshës  gjashtë deri në  shtatë  vjeçare  nuk është shumë i pasur. Studiuesit japin shifrat nga dymijë e pesëqind deri dymijë e gjashtëqind  fjalë, të cilat fëmijët i përdorin aktivisht, ndërsa fjalori i tyre pasiv është shumë më i pasur. Meqë shkathtësitë e leximit e të shkrimit  zhvillohen paralelisht, duhen organizuar veprimtari në të cilat ato ndërthuren. Fëmijët, kur vijnë në klasë të parë, nuk kanë të njëjtat shprehi e aftësi gjuhësore e motorike, nuk kanë të njëjtat aftësi as në njohjen dhe leximin e shkronjave, fjalëve ose fjalive, për të mos shkuar më tej. Para  abetares vëmendja është përqendruar në verifikimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkathtësive të  dëgjuarit dhe të ndjeshmërisë tingullore, në zhvillimin e të folurit dhe të  kuptuarit të përmbajtjes së fjalive të veçanta dhe të tekstit të plotë, si dhe në  parapërgatitjen për të shkruar dhe për të kuptuar rolin e gjuhës së shkruar në procesin e komunikimit. Qëllimi është  që  mbi bazën e figurave  t'i përgatitim fëmijët për  të kaluar nga teksti me figura në tekstin e shkruar.                                                                                                                                

Gjatë qëndrimit tonë në Deçanin turistik ishim pjesëmarrës  në kremtimin e Festes së Abetares në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” dhe ja çka shënuam me kamerën dhe bllokun tonë gazetaresk. Nëntëdhjetë  vogëlushët - nxënës të katër paraleleve të klasave të para me mësueset e tyre të vyeshme  në këtë kremte na priten me këto fjalë:

Në Kosovën tonë sot jemi aktorë, jemi këngëtarë, jemi valltarë dhe ardhmëri e këtyre trojeve stërgjyshore

Të dashur prindër, vëllezër e motra, gjyshe dhe gjyshër, të dashur mësuese dhe mysafirë mirë së keni ardhur në shkollën tonë  në të cilën ne sot bashkërisht  të kremtojmë sukseset tona të fitores që arritëm, që festën e madhe të abetares të  kremtojmë në liri dhe pavarësi në Kosovën tonë, sot jemi aktorë, këngëtarë, valltarë dhe ardhmëri e këtyre trojeve stërgjyshore. Ne bilbilat dhe dallëndyshet e klasave të para jemi sot shumë të lumtur, sepse  me ndihmën e mësueseve të tyre, të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” të Deçanit   nëntëdhjetë  vogëlushët e katër paraleleve të klasave të para  sot janë të lumtur me shumë së kurrë më parë, sepse me sukses e përfunduam abetaren – rrezen e tyre të madhe të dritës të cilën ne  e quajmë Festa e madhe e Abetares. Në bisedën që e zhvilluam me disa vogëlushë mësuam së abetaren nuk do të harrojnë kurrë, sepse atë e kanë në zemër, në shpirt, me të cilën gjatë këtij viti shkollor me sukses e përfunduam të mësuarit e të gjitha shkronjat  të  shtypit dhe të dorës të alfabetit të gjuhës shqipe dhe tani të gjithë ne bukuroshët dhe bukuroshet dimë të shkruajmë dhe të lexojmë bukur.     

Image
Bukuroshja Uskana Ferizaj duke këndua këngën “moj e mira”                                                                             

Në abetaren tonë ne mësuam shumë gjëra gjatë këtij viti shkollor. Andaj të gjitha shkronjat në mendje i kemi, andaj na dëgjoni sa mirë i themi. Këta vogëlush bashkë me mësueset e tyre të vyeshme për prindërit dhe për mysafirët tjerë në lokalet e shkollës e shfaqën një program të pasur dhe të larmishëm kulturor-artistik me këngë e valle popullore, me vallëzime modern, me dramën “Kukulla ime”. Vogëlushët nga zemra dhe shpirti i tyre iu falënderuan prindërve dhe mysafirët tjerë për pjesëmarrjen e tyre në festën e madhe “Kremtimin e Festës së Abetares” të cilën pjesëmarrja e juaj e bëri edhe më madhështore.

Pas këtij kremtimi  nxënësit e paraleles e para tre gjatë vizitave institucionale u priten nga strukturat komunale, të muzeu dhe të Stacionin policor në Deçan, ku vogëlushëve ua uruan Festën e Abetares dhe u dëshiruan suksese  në mësime, shëndet dhe jetë të gjatë dhe të lumtur...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat