Madhështia e re e alpeve shqiptare - Bota Sot
Madhështia e re e alpeve shqiptare

Reportazhe

E martë, 20 shkurt 2018

Madhështia e re e alpeve shqiptare

Nga: Aziz Bytyçi dhe Agron Gjedia Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:17
Alpet shqiptare

Njekohësisht, kjo shoqatë merr iniciativen që tu propozojë Bashkisë Tiranë, Shkodër dhe Tropojë, Himar dhe Sarandë, por edhe në Prishtinë, Gjakovë, Preshevë, Ulqin dhe Shkup, të vëndosin për ti dhënë ndonjë rruge, sheshi apo institucioni, emrin e Robert Elsie në nderim të vepres se shkruar qe la për shqipëtarët .

Pas vdekjes. 

Përmbushet amaneti i Robert Elsiesë për t’u prehur pas vdekjes në Alpet shqiptare. (L.29 qershor 1950 – V.02. tetor 2017.)

Dy javë pasi ndërroi jetë me 02. tetor 2017, së paku nga qeveria shqiptare u përmbush amaneti i fundit i albanologut të njohur, Robert Elsie.
Sot Alpet e Shqipërisë “u’madhështuan” si asnjëherë tjetër sepse në gjirin e tyre “strehuan” përjetësisht një figurë të madhe të albanologjisë, një mik te shtrenjtë dhe të paharrueshëm të këtij vëndi, te pavdekshmin e shquar Robert Elsie

Pra nga 18 shtatori 2017, Alpet e Shqipërisë përveç bukurisë dhe madhështisë së tyre të pashoq që u ka falë i madhi Zot, epizmit të tyre legjendar si vlerë shpirtërore dhe krijuese u madhështuan. Bashkë me atë të Mujes dhe të Halilit dhe me legjendtat e maleve u shtua edhe një “legjëndë” tjetër e vërtetë.

Erdhi si ne parajsë për t’u prehur përjetësisht aty, trupi i vdekur i Robert Elsies, i cili kaptoi shtete dhe kontinente në përmbushje të një amaneti, të cilin nuk e tretë as toka, as deti”.

Në Alpe po strehohet përgjithmonë një figurë epikë e vërtetë duke qënë për të vëndi i amëshimit të përhershëm. Aty dhe ai është i pavdekshëm. përmes veprës që la pas. Robert Elsie është albanolog i shquar me origjinë kanadezë.

Ai për ne si askush tjetër në këto kohëra moderne kontribuoi më së shumti për të shkundur pluhurin e harresës dhe për të grisur vellon e mbulimit të pavemendjes ndaj asaj historie të lashtë të këtyre trojeve etnike, të eposit kreshnik. Janë pasuri kulturore që nuk i gjen edhe nëse i bie cep e ne cep gadishullit Ilirikë.
Kontributi i këtij burri të pavdekshëm përmes veprave ka arritur që përkundër armiqve historik të këtij kombi, të cilët kanë dashur të mohojnë dhe përvetësojnë historinë e tij, por edhe qëndrimit të bastardve tanë që nuk mungojnë asnjëherë dhe nuk bëjnë asgjë per të vërtetën historikë, ai në ketë drejtim ka korrur suksese te paarrira deri në sot.
Në antitezë me punën e tij të paçmuar, bastardët e këtij vendi, jo vetëm se nuk kanë kontribuar për të vërtetën historike të këtij populli dhe vendi, por kanë vepruar kundër asajë që duhet edhe atëherë kur rastësia ka nxjerrë në dritë “tapitë” historike të këtij populli dhe vendi. Janë përpjekur dhe po përpiqen, kanë dashur dhe po duan që t’i tresin ato deri atëherë sa kanë ndeshur në përballje patriotike.

Me dashje armiqësore apo pa ndonjë dashje të tillë kanë vepruar duke i dëmtuar pjesërisht ato vlera historike, sikurse ka ndodhur së voni në Koman, qytetin e Durrësit, Butrint e gjetkë.

Robert Elsie, ky personalitet i shkencës albanalogjike, ka arritur që të lërë pas thesare veprash të shkruara, për të cilat kur është fakt nuk është turp për të thënë se përpos veprave të shkruara nga Akademia e Shkencav të Serbisë, të cilat kanë qenë dhe janë përkunder historisë së popullit tonë, ato vepra të tij deri tani s’mundet t’i konkurrojnë punët hulumtuesë të Akademive të Shkencave të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë (për ketë të fundit, për aq sa kanë ndikim shqiptarët) të marra së bashku.

Ndonëse ky vend i lashtë, me histori të begatë e pozitë gjeografike përrallorë vazhdon që të qeveriset nga “manekin”, të cilëve shpirtin ua kanë në dorë të tjerët, pavarësisht papengesave që kanë ardhur për ti shfrytëzuar ne të mirëe të kombit mundësitë për t’i kapërcyer ato veshtërsi. Nuk është arritur sot e kësaj dite që të përbashkojnë në një të vetme histori të gjitha copëzat e historisë së këtij kombi e cila shtrihet në pambarim të kufijve të sotshëm administrativë. E them me bindjen time të plotë se Robert Elsie e ka trasuar atë rrugë.

Pra më në fund Robert Elsie, albanologu me origjinë kanadeze me gjithë atë barrë kontributesh për zbardhjen e historisë së popullit shqiptar, do të prehet në mënyrë të merituar në Alpet Shqiptare, si një amanet i fundit që ai la pas, më parë se të mbyllte sytë, duke shënuar kështu një rast të rrallë në vëndin tonë të këtij lloji dhe të këtyre përmasave që një personalitet shtetas i huaj të vijë dhe të varroset ne Alpet Shqiptare.

Përveçse punës dhe veprave të tij të pamata që la pas, ky amanet i Robert Elsie, do të jetë përjetësisht shembulli më i mirë për ata shqiptarë që këtë vend edhe pse shumëkush me padëshirën e tyre e kanë parë dhe e shohin atë si një “njerkë” e sa për ta shfrytëzuar vetëm për të mirat e tijë.

Pra është shëmbulli më i mirë qe sherben me qëllim që të dinë për ta njohur dhe dashur atë, së paku ta “lakmojnë”, si armiqtë tanë këtë vënd të tyrë e më së shumti si miqtë e këtij vendi dhe populli te cilët nuk na kanë munguar dhe nuk na mungojnë ndër shekuj. 

Pavarësisht nga ajo që ndjeva kur mësova lajmin e vdekjes së kësaj figure të shquar dhe këtij miku të madh të popullit shqiptar pavarësisht sa dija për këtë figurë të shquar të albanologjisë, ndodhi që vetëm me rastin e vdekjes së tij pashë me sytë e mi gjitha ato vepra qe ishin kontigjent i Bibliotekës Kombëtare, të cilat ishin të ekspozuara së bashku me portretin e tij dhe deri më 17 Tetor 2017, thashë në vete se më ikën ditët pa hedhur dy rreshta për ketë figurë të madh.

Më datën 17 tetor 2017, fati i padëshiruar solli që rastësisht të shihja njerëz të grumbulluar para derës së rrethuar prej muajsh me llamarina në hyrjen kryesore të Biblotekës Kombëtare, dhe kur u futa brenda, pashë njerëz të rreshtuar të cilët “kufizonin” lëvizjet për në drejtimet e sallave të tjera dhe “orientonin” lëvizjen për në sallën kryesore të atij holli.

Kjo përballje për mua ishte e papritur. Në atë rresht pashë që ishin edhe dy miq të mi tropojanë, Mark Palnika dhe Prel Martini. Marku më tha:
-Shko dhe bëj homazh para trupit të Robertit dhe lër një shënim.

Kush është Roberti nuk më tha, sepse pandehu se mbase e dija edhe unë. Akoma nuk po e mirrja vesh se per kë bëhej fjalë, por mekanikisht veprova sikurse e donte momenti.

Ndër mënd më shkoi të dija se kush është ky personalitet shqiptar për të cilin bëheshin ato nderime, dhe nuk po e gjëja. Për mua si ndërgjegje dhe në bazë të një kodi të lashtë që ka pasur populli ynë, meqë më ra rasti shkova per ta nderuar trupin e atij personi. Më pas kur e mësova se për kë bëhej fjalë, nuk do kisha lënë që të me ikte ai rast pa bërë ashtu sikurse bëra nderimet e merituara.

Pra u futa. brenda ku prehej një arkivol. U dhashë dorën të rreshtuarëve aty. Përvec arkivolit në ballë të sallës ishte portreti i Robert Elsie.

Më pas u afrova te libri i shënimeve dhe aq pak sa me ra të prisja një zonjë që po shkruante për së gjati disa rreshta. Koha nuk më mjaftoi që të bëja lidhjet e sakta në mes portretit në ballë të sallës dhe arkivolit që prehej para.

Nga shënimet në kurora nuk po orientohesha dot të nxirrja një përfundim të saktë se pse nuk e kisha ndëgjuar dhe nuk e hamendësoja që ajo figurë e shquar ta kishte lënë për t’u prehur përjetësisht në vendin tone e aq më pak në Alpet shqiptare.

Megjithëse koha nuk nuk po më mjaftonte të mësoj gjithçka, edhe pyetja nuk binte në sy për mire, Nuk vonoi e hyrja e sallës u mbush me fotografë dhe fotoreporteë. Më pas në ballë të saj u duk Presidenti i Republikës. Rendi e donte t’i bëja vend aty ku isha, sepse patjeter do linte shënime.

Megjithatë renda sa ishte pa u afruar presidenti dhe shkruaj dy rreshta “Shpirti i tij u prehtë ne paqë, i perjetshëm kujtimi i tij”, nga Agron Gjedia.
Sapo mbarova, u përballa me presidentin, të cilin e njihja por pa e takuar prej kohesh. Në këtë rast nuk e bëri veten sikur s’më njihte dhe më dha dorën .Më pas dola jashtë, por akoma pa e marrë veshë gjithë situatën.

Pasi dola, mësova se nuk kishte asnjë hamendesim, por në arkivol prehej ajo figurë e lavdishme e shkencës, i cili pavarësisht atyre nderimeve, nuk duhej te ishte aty në atë skutë të fshehtë rrethuar me llamarina, por duhej të përcillej ose nga Akademia e Shkencave ose nga Pallati i Kongreseve dhe me më shumë publicitet, sepse sa ka dhënë ai për albanalogjinë deri tani nuk ka dhënë asnjë akademik apo studiues shqiptarë.

Në ato pak çaste që kaluan,për atë mungesë informacioni nga ana ime, nuk po dija se kujt t’ia vija “fajin”, pamundësisë apo indiferencës sime për të ndjekur informacionet, ndaj të cilit përkunder sa isha i dhënë më parë për të mësuar, tani jam menjanuar thuajse plotësisht, sepse ekranet dhe faqet e gazetave i kanë kontominuar politikuajt, opinionistët dhe letrashkruesit servilë e dezinformues, kronikat e zeza e të përbaltosjes.

Mund të them për ketë rast të qëndronte edhe e kundërta e asaj sa thashë, sepse për ketë rast, mundet të kishim edhe mungesën e një informimi sa më të plotë qe duhej të ishte bërë kësaj ngjarjeje të paprecedentë deri tani në historinë tone, rast, i cili ishte dhe është me vlera domethënëse për shumë e shumë vite në të ardhmen. 
Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi Robert Elsie u nda nga jeta më 2 tetor në moshën 67-vjeçare. Ai ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën.

Më pas ai do bëhej vizitor i rregullt i Seminarit të Gjuhës Shqipe në Prishtinë nga ku edhe do të fillonte të mësonte edhe të folmen në gegërisht të shqipes, përmes njohjeve me kosovarët etj.

Është i dekoruar nga presidenti Bujar Nishani. Robert Elsie ishte autor i dhjetëra librash dhe artikujsh nga fushat e albanologjisë. Po ashtu, ai kishte përkthyer letërsi shqipe në anglisht, sikur poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.

Ndërkohë ai do të mbahet në mend si përkthyes në anglisht i poemës së Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”. Elsie kishte përpiluar edhe fjalorë të shqipes si dhe ishte autor i një historie të përgjithshme të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Megjithatë unë pata rastin dhe mora pjesë në homazhet që u mbajtën para trupit të tij të pajetë nga orës 14:00 – 16:00 në Bibliotekën Kombëtare, me parë se sa trupi i tij të nisej drejt Shkodrës. Në mos për së gjalli fatkeqësisht ta nderoja për së vdekuri këtë personalitet të letrave të shkruara për Shqipërinë.

Njëkohësisht edhe ky rast i paparë shërbeu për të rikonfirmuar në subkoshiencën time vlerësimin që Shoqata Mbarëkombetarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e ka të planifikuar që në gjallje të tij përmes një çmim nga më të lartët që ka akorduar deri tani ajo për personalitete të ndryshme me kontribute shoqërisht të dëshmuara.

Së bashku me atë vlerësim, në vijim të qasjes së kësaj shoqate për normimin e mirënjohjeve, titujve të nderit, çmimeve si me karakter lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar si etalone, me të cilët do matet puna e të tjerëve, miratoi edhe vendimin përcaktuar dhe normuar “Çmimin Robert Elsie”, me qëllim jo vetëm nderimin për të, por kryesisht për t’ua akorduar të gjithë atyre studiuesve dhe albanologëve, të cilët e kanë dëshmuar apo e dëshmojnë veten në punë për atë drejtim, ashtu sikurse edhe vetë ai, i cili ka vendosur rekorde të paarrira deri më sot si individ në ketë fushë.

Njekohësisht, kjo shoqatë merr iniciativen që tu propozojë Bashkisë Tiranë, Shkodër dhe Tropojë, Himar dhe Sarandë, por edhe në Prishtinë, Gjakovë, Preshevë, Ulqin dhe Shkup, të vëndosin për ti dhënë ndonjë rruge, sheshi apo institucioni, emrin e Robert Elsie në nderim të vepres se shkruar qe la për shqipëtarët .

Njëkohësisht kjo shoqatë merr inisiativën që t’u propozojë Bashkisë Tiranë, Shkodër dhe Tropojë, Himarë dhe Sarandë, por edhe në Prishtinë, Gjakovë, Preshevë, Ulqin dhe Shkup që të vendosin për t’u dhënë ndonjë rrugë, sheshi apo institucioni emrin e Robert Elsie në nderim të veprës së shkruar që la për shqiptarët dhe emrit të tij.

Nga sot e më pas në alpet shqiptare do ketë një vend pelegrinazhi të merituar, njëkohosisht ato do kenë ne gjirin e tyre një “legjëndë” më tepër prej së vërteti, do kenë shembëllimin e qeshur të këtij njeriu ashtu sikurse edhe “fytyra” e alpeve nën diellin pranveror.

Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajses alpine që vetë Zoti e ka falë të tillë. I përjetshëm kujtimi i tij!. 

Për Shoqatën Mbarkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test