Magnet e çdo vizitori dhe nevojtar për pushim dhe rekreacion...

Reportazhe

Magnet e çdo vizitori dhe nevojtar për pushim dhe rekreacion...

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:58
Pamje nga Prevalla kompleksi më i pasur turistik, me bukuri, më atraktivi për pushim, rekreacion dhe shërim të shumë sëmundjeve

Bjeshkët e Sharit  në regjionin e këmunënës së  Prizrenit  shtrihen në pjesën jug-lindje të Kosovës, duke filluar nga  Prizreni të cilat  shkojnë pjerrtas me maje apo thepa në formë piramidale të radhitura njëra pas tjetrës, apo siç e quheshin nga antikiteti popullit  ilir, majat e sharrës, nga ngjashmëria me thepat e sharrës, qe formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Banoret e e fshatit turistik të Prevalles  dhe të  fshatrat tjera që shtrihen ne regjionin  turistik të Bjeshkëve të Sharri me banoret e shume fshatarve tjera të këtij regjioni te cilat  kryesisht mirren me turizem, hoteleri, sport dhe profesione të tjera. Regjioni malor  i këtyre aneve- na thanë banoret  e shumtë me të cilët  biseduam gjatë qëndrimit tonë  në Bjeshkët e Sharit janë të njohura edhe  në dokumente e autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V para erës se re më emrin “Mont Skardus”, nga Horodoti, i cili i përshkruan edhe fise ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Kosovës,  Maqedonisë  edhe  Greqisë të cilat konsideroheshin si të pakapërcyeshme.

Image
Krenar Kokallari në bisedë me bashkëpunëtorit tonë

Nder shekuj këto vargmale shërbyen si mur natyror në mbrojtën e Kosovës nga sulmet barbare

Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhura shpirtërisht me këto bjeshkë, male dhe fshatra të cilat i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, korrik, gusht dhe të tjerë për çdo vit këtu  vërshon presioni i qytetareve, shumica nevojtar në drejtim të  majave me të larta, duke ecur këmbë deri  lartë, ku marrin pjesë  këmbësorë e shumtë. Kur jemi këtu duhet te përmendim së ne maje me të larta të këtyre bjeshkëve, rrjedh një burim i madh uji.  Malet e  këtyre bjeshkëve kanë një rëndësi të madhe për të  gjitha mjediset - aty ku gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit në mesin e tyre edhe Lumbardha i Prizrenit dhe Lepeci i Kaçanikut. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, kroje, lumenj, liqene dhe ujëvara.   Këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është së këtu kanë mbijetuar specie të shumta të periudhës terciare dhe të asaj të akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Evropës janë zhdukur. Një ndër këto specie relikt është pisha maqedonase me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake, e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike,  unike për këtë rajon gjeografik. Pra, konstatimi i im si gazetar gjatë  qëndrimit tonë në Bjeshkë e Sharit, e sidomos në  kompleksin turistik i Prevalle konstatuam së ky  masive malor në komunën e Prizrenit është regjioni më i pasur, me i bukuri dhe më atraktive në Kosovë.

Image
Pamje nga Moteli Restorant “Prevalla’ në qendër të kompleksit turisti

Me ajrin e pastër që lëshohet nga Bjeshkët e larta të Sharit, florën dhe faunën e pasur e cila mbulon kodrat dhe  luginat  nga të cilat  rrjedh  ujit të ftohtë si akull, grykat piktoreske, bukurit tjera të rralla e atraktive të cilat shtrihen në këto an, janë bërë më tërheqëse  për fëmijët, për të rinjtë dhe qytetarët tjerë të moshave të ndryshme të cilët gjatë këtyre ditëve të verës vërshuan nga të gjitha anët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Evropës e më larg për të thithur ajrin e pastër, për të pi uji e ftohtë, për t’i shijuar bukurit, për të udhëtua, për ti shijuar bukurit natyrore që rrallë kund i shef syri i njeriut për të pushuar trupin dhe për ti shërua sëmundjet ne trupin. Në krahasim  më të kaluarën kompleksi turistik i Prevalles turistike  me rrethinë  ka ndryshua shumë. Që nga vitit 2oo7  e deri me sot ky regjion turistik është regjioni më atraktive me bukuri të rralla natyrore  për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, bletarisë dhe veprimtarive të tjera ekonomike për çka ma së miri flasin fotografit e aparatit tonë fotografik. Pra, më atë që shënoi lapsi dhe kamera e jonë dhe atë që e pamë më sytë  dhe dëgjuam me veshët tanë, u bindëm së regjioni i Bjeshkëve të Sharrit turistike  e sidomos Kompleksi turistik i rrethinës të Prevalles është një ndër atraksioni më i preferuar për qytetaret nga Kosova, Shqipërisë, regjioni dhe shumë shtete të Evropës.                

Image
Kodrat, lëndinat, malet me majte e larta që shtrihen në të dy anetë e këtij fshati turistik ambienti me atraktive për pushim

Po sa arritën në qendër të këtij fshati turistik vëmendjen tonë e tërhoqi Moteli  Restorant “Prevalla”. E vizituan këtë dhe pas përshëndetjes dhe prezantimit tonë si gazetar të gazetës “Bota sot”me pronarin e saj Krenar Kokallarin e zhvilluam një bisedën e gjatë dhe mjete interesant nga i cili mësua së kompleksi turistik i Prevalles është qendër e shijimit i cili është larg Prizrenit njëzet e tetë kilometra në një distancë popullore për alpinistet dhe skiatoret. Ky fshat gjatë verës është  i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sporte dimërore. Prevalla që  nga viti 2007 e deri me sot ka pësua një transformim të plotë të zhvillimit dhe afirmimit si qendër turistike për pushim, rekreacion dhe shërim të pacienteve që vuajnë nga sëmundje e ndryshme. Ky kompleks turistik tani numëron gjithsejtë mbi dyqind kamp shtëpiza, vila, shtëpi moderne dhe objekte të tjera përcjellëse për banim dhe veprimtari të tjera. Të gjithë ata  që vijnë  në këtë kompleks turisti për pushim të gjatë dhe të shkurtë kanë në shfrytëzim gjashtë objekte hoteliere, restorante të cilat u ofrojnë ushqim tradicional me çmime të volitshme pushuesve.

Image
Bjeshkët e Sharit me maje me të larta një bukuri të rrallë në trekëndëshin në me Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Pronari Krenar Kokallari- në vazhdim të bisedës - na tha së përveç restorantit me dyqind  ulëse për tu ushqye dhe pushua ne kemi në dispozicion dhjetë apartamente moderne me një kapacitet pre dy  krevatesh, kuzhinë dhe kthinat tjera për nevojat e çdo familje që vendoset për pushim. Për pushuesit është i sigluar parkingu i automjeteve, kopshti për pushim dhe argëtimin e fëmijëve gjatë kohës së lirë. Të gjitha objektet të banimit  i takojnë  sektorit privat të cilat gjate vitit lëshohet për banim për pushuesit që vijë nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni, Bullgaria dhe vende të tjera të Evropës. Në kodrat, lëndinat, malet me majte e larta që shtrihen në të dy anetë e këtij fshati turistikët shtrihet një ambient atraktive me Lediana, pyje, bjeshkë të cilat e kënaqin zëmrën dhe shpirtin çdo vizitori dhe pushuesi - dashamiret nevojtar dhe shijuesit e bukurive natyrore, ajrit të pastër, ujit të ftohtë dhe shumë të mirave të tjera që rrallë t’i sheh syri i njeriut. Krenar Kokallari në vazhdim të bisedës  na tha së çdo ditë dhe natë në pronaret e lokaleve hoteliere,  restorante, shtëpive, vilave  çdo mysafir që vjen këtu  u ofrojmë një  mikpritje të madhe shqiptare që rrallë kund e përjetojnë...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat