Ky është çelësi i shëndetit të mirë

Shëndetësia

Ky është çelësi i shëndetit të mirë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Asgjë nuk është më shumë e bezdisshme se sa pagjumësia, dhe dëshmitë e grumbulluara rezultojnë se gjumi është thelbësor për një shëndet të mirë. Gjumi i mirë gjatë natës është sekreti i një dite plot energji dhe produktivitet.

Ai është një pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme, dhe nga kjo mund të përfitojë zemra juaj, pesha, mendja edhe më shumë. Sipas një studimi të fundit që është kryer në Gjermani, ekspertët kanë dhënë disa arsye pse gjumi i mirë gjatë natës është i shëndetshëm.

Kujtesë më e mirëStudime me radhë kanë treguar se gjumi i mirë, i qetë dhe i ngadalshëm është çelësi për konsolidimin e kujtimeve tona. Gjatë gjumit truri i njeriut tërhiqet tërësisht nga inputet shqisore, por megjithatë qëndron shumë aktiv, duke treguar aktivitet elektrik me ç’rast nëpërmjet lëkundjeve të ngadalshme, gjurmët e kujtesës transferohen në kujtesën afatgjatë.

Ulë rrezikun e diabetit Gjumi më pak se 6 orë brenda ditës, rrezikon në masë të lartë prekjen nga diabeti kanë gjetur studiuesit. Duke e ditur se diabeti është shpërndarë në përmasa të mëdha në botë dhe është sëmundje mjaft e keqe, duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pikë.

Shëndeti i veshkaveHulumtuesit nc një kolegj amerikan kanë gjetur se koha e shkurtër e gjumit për një kohë të gjatë çon direkt në humbje të funksionit të veshkave.

Të tjera:Ndihmon në mos plakjen e parakohshme.Nxitë krijimtarinë.Nëse jeni sportist, ju patjetër do të jeni fitues nëse flini gjumë të mjaftueshëm.Mund të keni një peshë të shëndetshme, edhe nëse nuk mbani dietë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat