Dielli mund t’iu dëmtojë sytë dhe 10 fakte që nuk i dini mbi shikimin

Shëndetësia

Dielli mund t’iu dëmtojë sytë dhe 10 fakte që nuk i dini mbi shikimin

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 19:55
Syri

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë njohuri rreth rreziqeve të diellit në lëkurë. Por mjaft syresh nuk e dinë që dielli gjithashtu mund të dëmtojë shumë edhe sytë.

Ashtu sikundër me dëmtimin e lëkurës, janë rrezet ultraviolet të diellit që i shkaktojnë këto probleme. Disa probleme janë të përkohshme, të tjerat janë të përhershme.

Problemet afatshkurtra nga dielli përfshijnë:

-Një ndjenjë rëre në sy;

-Lotim i tepruar;

-Vështirësi në të parën e shumë drite;

-Ënjtje të syve.

Problemet më serioze dhe afatgjata përfshijnë:

-Katarakt;

-Djegie e kornesë (sipërfaqja e syrit) nga dielli, ndonjëherë e quajtur verbëri;

-Kancer i konjuktivë-s (membranë e hollë që mbulon syrin); dhe

-Kancer i lëkurës në qepallat e syrit.

Parandalimi i dëmtimit të diellit në sy

Është relativisht e lehtë për të parandaluar dëmtimin e diellit në sy duke vendosur një palë syze dhe një kapele.

Nivelet e rrezeve UV janë shumë të larta veçanërisht në verë  (tre herë më të larta sesa në dimër), ndërmjet orës 10 të mëngjesit dhe 14-15 të drekës dhe në lartësi të mëdha (p.sh. në shumë vendpushime të skive).

Në disa situata një dozë e shtuar e rrezeve UV përjetohet përmes shkëlqimit verbues, kur drita është reflektuar në një sipërfaqe të tillë si ujë, borë, rërë apo çimento. Në këto situata është veçanërisht e rëndësishme që të vihen syze dielli të mira.

Pjesa më e madhe e syzeve tani janë me një faktor të mbrojtjes të syve (EPF). Kjo duhet të jetë aq afër 10 sa të jetë e mundur. Idealisht,  syzet e diellit duhet të kenë një bllokues dielli anash. Kualiteti i syzeve nuk lidhet domosdoshmërisht me errësinë dhe çmimin e tyre.

Fëmijët dhe të rinjtë janë më të prekshëm ndaj shkaktimit të dëmit të diellit në sy, kështu që zakoni i vendosjes së syzeve të mira të diellit duhet të fillojë herët.

10 faktet që nuk dini për sytë tuaj

Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”. Ja 10 faktet që nuk i dini për sytë tuaj:

1- Çdo të moshuari i duhen syze për të lexuar

99 për qind të popullsisë botërore fillojnë t’i nevojiten syze për lexim gjatë moshës 43-50 vjeç. Kjo ndodh sepse lentet e syve e humbin me kalimin e kohës aftësinë për t’u përqendruar. Në mënyrë që sytë tuaj të fokusohen te gjërat e mëdha, lentet ndryshojnë formën e objekteve dhe i kthejnë ato në sferike. Sa më shumë të plakeni aq më shumë humbet aftësia e lenteve tuaja, kjo është arsyeja pse disa persona, që janë tek të 45-at, fillojnë t’i largojnë sendet, në mënyrë që të arrijnë të përqendrohen.

2- Lentet e syve, më të shpejta se lentet e aparatit fotografik

Lentja gjendet pas pupilës së syrit, ajo ka si detyrë të përqendrojë shikimin te sendet që gjenden para nesh. Në çdo çast që shohim përreth, lentja jonë punon pa pushim, duke fokusuar me radhë sendet, veprim ky që kryhet automatikisht, pa dijeninë apo ndërhyrjen e vullnetit njerëzor. Duke krahasuar lentet natyrore të syrit, me ato të aparateve fotografike, duhet të jemi mirënjohës që procesi i fokusimit te njeriu zgjat më pak dhe është i vazhdueshëm. Në të kundërt do të ishte tepër shqetësuese pamja e fokusimit ose jo të sendeve përgjatë ditës.

3- Sytë tanë janë plotësisht të zhvilluar në moshën 7-vjeçare

Deri në moshën 7-vjeçare sytë e cilitdo janë plotësisht të zhvilluar dhe fizikisht të njëjtë me ata të një të rrituri. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kuptohen problemet me sytë përpara kësaj moshe. Identifikimi i hershëm i problemeve sjell që sytë tanë të kenë më shumë mundësi për përmirësim përgjatë viteve. Pas moshës 7-vjeçare asnjë trajtim mjekësor nuk mund të ndikojë në përmirësimin e të parit.

4- Sytë tanë puliten afërsisht 15 000 herë në ditë

Pulitja e syve është një veprim gjysmë i vullnetshëm, kjo nënkupton që sytë puliten automatikisht, por mund të puliten edhe kur ne vendosim kështu. Pulitja e syve është një veprim shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të largojmë çdo papastërti nga sipërfaqja e syrit, duke përhapur lot mbi të. Këta lot ndihmojnë për të luftuar bakteret dhe për të ushqyer syrin me oksigjen. Mund ta mendoni pulitjen e syve po aq të domosdoshme sa fshirëset e xhamave të makinës.

5- Me kalimin e moshës çdo njeri cenohet nga katarakti

Katarakti, ose siç thuhet në gjuhën urbane perdja e syrit, është një re e bardhë që formohet brenda syrit dhe shkakton verbimin. Njerëzit nuk e kuptojnë se kataraktet janë pasoja normale të plakjes. Është një proces i njëjtë me thinjat e flokëve, nuk mund të ndalohet dhe vjen gradualisht me rritjen e moshës. Mosha mesatare kur personat kanë katarakte, është mosha 70-vjeçare, ndërsa në moshën 80-vjeçare është e sigurt se do të keni një katarakt. Këto bëjnë një mbulim gradual të lentes së syrit dhe normalisht duhet rreth 10 vjet deri në kohën kur të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor.

6-Diabeti zbulohet fillimisht nga një test syri

Njerëzit që vuajnë nga dy lloje diabetesh shpesh nuk e dinë se i kanë. Diabeti zbulohet zakonisht gjatë kontrollit të syrit, sepse mund të shihen si pikëza të vogla të rrjedhjes së gjakut në pjesën e pasme të syrit. Kjo është një prej arsyeve përse duhet të vizitoni rregullisht sytë tuaj.

7- Ju shikoni me mendje dhe jo me sy

Detyra e syve është mbledhja e informacionit për sendet që na rrethojnë. Këto informacione kalohen nga syri te truri nëpërmjet nervave optike. Është truri vendi ku i gjithë informacioni për atë që shohim, analizohet dhe merr formën përfundimtare. Kjo nuk do të thotë se syri nuk luan rol të rëndësishëm, sepse është e qartë se organi i të parit ka rëndësi të madhe për njeriun, por mendja është fabrika e gjithçkaje.

8-  Pamja 20:20 nuk është më e mira që mund të keni

Kur shumë njerëz dëgjojnë frazën 20:20 mendojnë se ky është shikimi më i mirë i mundshëm. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë, sepse shikimi 20:20 i referohet asaj që, të rriturit përgjithësisht duhet të jenë në gjendje të shohin në testin e leximit të shkronjave nga 6 metra largësi. Ky lloj shikimi është i dyti nga fundi, për sa i përket shkallëzimit të qartësisë së shikimit.

9- Kur janë të thatë, sytë tuaj ujiten

Mund të duket si fakti më i çuditshëm për sytë, por është i vërtetë. Lotët përbëhen nga tri elemente, si uji, mukoza dhe yndyra. Nëse këto tri elemente nuk janë në sasinë e duhur, atëherë syri juaj fillon të thahet. Truri i përgjigjet këtij procesi duke prodhuar ujë shtesë dhe kështu syri juaj ujitet.

10– Ne shpenzojmë 10 përqind të ditës duke mbyllur sytë në fraksion sekondash. Ekzistojnë rreth 2.3 deri në 7.5 milion ngjyra sysh të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat